Këshilla/Blog

Ana luna 29.09.2019

Ne moshen 17 vjecare njoha dike me te cilin rashe komplet ne dashuri. Ai ishte 21 vjec dhe dukej aq i mire. Me tradhtoi me dike 1 vit me te vogel se une. E perjetova shume keq dhe pothuajse rashe ne depresion por duke qene se arrij ta mbaj veten nuk pata mendime vetvrasje ose depresion te thelle sa te izolohesha nga gjithcka. Une bera nje gabim qe e fala kur ai u kthye. Por ai vazhdonte qe here pas here te komunikonte prape me ate dhe njekohesisht qendronte dhe me mua. Lidhja jone zgjati 1 vit por nuk ishte e vazhdueshme pasi ziheshim dhe mund te rrinim disa kohe pa komunikur por une e shikoja cdo dite kur shkoja ne shkolle dhe shoqerine e kishim te perbashket dhe po ashtu ndjenjat e mia ishin shume te forta duke bere qe une mos ta harroj. Pas nje viti shume te veshtire me nje lidhje qe po me mbyste dhe pse e doja shume vendosa gjate nje sherri qe te ndahesha. Ne fillim ishte shume e veshtire por arrita qe tia dilja mbane dhe mos te kthehesha me me te pasi mbarova gjimnazin dhe nuk kisha dhe mundesi per ta pare cdo dite. Ia mohoja vetes time ndjenjat dhe e shmangia kudo. As ne bisede me shoqerine nuk e permendnim me. Para disa ditesh vura re qe me kishte zhbllokuar nga rrjetet sociale dhe aty filluan tme kujtoheshin momentet qe kishim kaluar. Dhe nje dite e shikoj ne rruge dhe me ngacmoi. Aty e kuptova qe ndjenjat e mia nuk ishin zhdukur.
Une momentalisht po pres te filloj shkollen e larte dhe e di qe do kem mundesi te reja, njohje te reja por me duket e pamundur qe ta harroj pasi vazhdoj ta dua shume. Dhe me tremb shume fakti qe mund te bie perseri preh e tij dhe te kthehem me te. Dua nje keshille nga ju. Faleminderit dhe ne pritje te pergjigjes tuaj!

  1. Dei says:

    Në jetë të jepen me dhjetra mundësi të reja, mbasi të njohësh dikë tjeter do e kuptosh sa kot je mërzitur.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV