Ina 06.07.2023
Ju lutem me ndihmoni kam 2 vite qe kam ankth kam dridhje ne trup rahje te shpejta ne zemer maramendje, ndjesin sikur te me biet tefiket me kputen kembet, nuk kam balanc ne hecje nuk mundem as te heci vet dhimbje si presion ose shtrengim ne koke shtrengim ne kraheror, po ashtu me duket sikur jam bosh ne shpirt ndonjeher me duket sikur jam ne hapsire po ashtu nuk mundem as te dal te ulem ne nje restorant fillojne te rahurat e zemres dhe marramendja edhe e kam fiken se do te kollaboj aty etj ju lutem me ndihmoni si te kaoj kete gjendje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe une kam 3 vite me kete problem,madje skam nerva per asgje dua vetem qetesi te rri vetem te mos me flas askush.Ne momentin qe dikush nga familja me flet behem shum nervoze sa dua ta qelloj me cfare te kem ne dore qe te pushoj.Kam perdorur baran me recer nga psikiatri behem mire dy ose tre muaj pastaj rinis nga fillimi.Gjate gjith kohes kam dridhje trupi dhe aritmi edhe ne gjume i kam sa nuk mundem dot te fle
Poashtu edhe une qe 3 vite kaloj gjendje ankthi keputem e tera, edhe gjene me te vogel qe kam per ta bere me kap panika dhe me keputet trupi pastaj ndonjeher edhe nauzeja dhe te vjellat me shfaqen qe me kane bezdisur shumee
Përshëndetje Ina dhe ju falenderoj që na keni shkruar.
Më vjen keq që po përjetoni këto vështirësi që ju mundojnë dita ditës prej 2 viteve tashmë. Ato çfarë ju tregoni se ndjeni dhe koha në të cilën jeni në këtë situatë mund të jenë tregues të diçkaje lidhur me ankthin dhe stresin.
Bazuar në kohëzgjatjen e simptova tuaja, gjëja e parë që unë do të këshilloja është të drejtoheni për një konsultë tek nje mjek specialist dhe një psikolog për të vlerësuar njëkohësisht gjendjen tuaj fizike dhe atë psikologjike. Konsultimi me një psikolog dhe një mjek mendoj është hapi i parë i rëndësishëm.
Do ju këshilloja të mësoni teknika relaksimi e ti praktikoni në momentet e vështira. Mund të mësoni përmes videove në youtube apo faqeve ndihmuese teknikat e frymëmarrjes, relaksimin muskular progresiv dhe meditimin. Këto mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ndjesive të ankthit dhe të stresit.
Kryeni aktivitete të rregullta fizike. Aktiviteti fizik është i njohur për të ndihmuar në zvogëlimin e ankthit dhe tensionit. Mund të provoni mënyra të ndryshme të aktivitetit fizik, si ecja, vrapimi, yoga, ose aktivitete të tjera që ju pëlqejnë.
Vëzhgoni veten në momentet e ankthit dhe mundohuni të zgjidhni teknika të menaxhimit të stresit. Një aspekt i rëndësishëm i menaxhimit të ankthit është të identifikoni burimet e stresit dhe të mësoni teknika të menaxhimit të tij. Këto mund të përfshijnë organizimin e kohës, vendosjen e prioriteteve, praktikimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës dhe marrjen e kohës për relaksim dhe argëtim.
Kryej kontrolle të mirëfillta për shëndetin fizik. Sigurohuni që të keni një stil jetese të shëndetshëm në mënyrë që të ndiheni më mirë fizikisht. Kujdesuni për gjumë të mjaftueshëm, ushqim të shëndetshëm dhe tregoni kujdes për veten tuaj në përgjithësi.
Këto janë disa këshilla të përgjithshme, por është e rëndësishme të punoni me një profesionist për një vlerësim të plotë për të trajtuar dhe menaxhuar simptomat tuaja. Ata do munden t’ju ndihmojnë në mënyrë më të personalizuar dhe përshtatur nevojave tuaja individuale.
Unë ju falenderoj dhe jam gjithmonë këtu për të dëgjuar dhe biseduar bashkë për çdo vështirësi tuajën.
Uarda
Prsh, kam vite që po luftoj me ankthin dhe depresionin 🙁 por muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira për mua…. Dua të falëndëroj të gjithë ju që ndani përvojat e tuaja të jetës se realisht ndihmon edhe ne të tjrët. Më duket sikur gjeta një hapësirë që më motivon të vazhdoj tutje të vazhdoj jetën…
Besoj se jeta është e bukur, pavarësisht nga gjitha dhimbjet dhe zhgënjimet që kalojmë, kurrë nuk është vonë për të shijuar jetën. Nuk jemi vetëm