Këshilla/Blog

Lea 27.07.2024

Jam nje vajze 20-vjecare. Prej disa kohesh kam vene re disa anomali ne ritmin e zemres. Ne gjendje pushimi i kam rrahjet 85-100 (here-here deri ne 105) qe konsiderohet kufiri i siperm i normales. Nuk konsumoj kafeine dhe asnjelloj substance tjeter stimulante. Kur nga pozicioni shtrire ngrihem ne kembe, fillon me rreh zemra fort, rrahjet jane 130-160 dhe kam pak marramendje. Me pare kam bere shume aktivitet fizik ne shtepi, e kisha nderprere per shak te angazhimeve prej disa muajsh dhe ju riktheva para pak ditesh. Mendova ta beja pa nderprerje por dukej sikur do me pushonte zemra nga momenti ne moment. Rrahjet me shkuan 204 dhe u deshen ore te normalizoheshin. Vuaj nga ankthi, jam ndjekur dhe me psikolog. Kam patur dhe disa probleme me stomakun kohet e fundit. Ka qene periudhe stresante per mua per shume arsye. Çfare me sugjeroni?

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje e dashur Lea dhe faleminderit që na ke shkruar.

    E kuptojmë shqetësimin tënd. Rrahjet e zemrës në kufirin e sipërm të normales dhe simptomat e tjera që përshkruan mund të jenë të lidhura edhe me ankthin, por do të sygjeronim të konsultohesh me një kardiolog për të përjashtuar problemet e zemrës.
    Deri atëherë, përpiqu të shmangësh situatat stresuese dhe të vazhdosh aktivitetin fizik me ritëm të moderuar.

    Gjithë të mirat,
    Stafi Nukjevetem

  2. Andi says:

    Mund te jete nje gjendje qe esht shume e ngjashme me ankthin, por nuk esht e rrezikshme per jeten pots syndrome quhet , me shkruaj ne fb tek emri xhony white, kam flamurin shqiptar foto

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.