Këshilla/Blog

Toni 15.04.2022

Pershendetje grupi jeni nje grup i mrekullushem doja tju pytja per nje tem un qe nga mowha 16 vjeq kam vujtur nga ankthi por e kam kaluar mir po tani ne moshen 22 vjeqe kalova ankth depresjon me sintome shum te kqia mendoja se do qmendsha mendoja s smund te behem kurr mir mir po nuk perdora mesikamente mirpo ne moshen 25 vjeqe vuaj prap nga nje ushtim ne vesh mpirje koke dhe zgjimi ne mengjes mendoj se po flas me veten. a munt tme tregoni ndonje arsy sepse un thjesh nuk e si nga vjen ky ankth panik depresjon Faliminderit.

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje Toni,

    Faliminderit per vlerësimi. Nevoja jote për ndihmë vjen përmes një mirësjellje që mbart një dëshpërim brenda saj. Kaq vite ti je përpjekur të përballosh vetë ankthin dhe simptomat e depresionit. Disa momente kanë qenë më kulminative, mosha 16 vjeçe dhe mosha 22.
    Momente kaq të forta në vuatje sa ke menduar se mund të çmendeshe. Çfarë po ndodhte me ty në këto periudha? A ke mundur të komunikosh me dikë? Mundeshe të i besoje dikujt ankthin tënd, gjendjen e depresionit dhe shqetësimin që mund të mos ishe më dot sikurse më parë? Shumë gjëra unë nuk di për ty, teksa ti shtron pyetjen e madhe dhe të vështirë “ Si vjen ky ankth/panik/depresion?”. Do doja të kuptoja më tepër, por në këtë rast mund të nxis reflektime tek ti. Çfarë e ka nxitur shfaqejen e ankthit tek ti? Ku qëndron e përbashkëta dhe diferenca në ankthin e moshës 16 vjeçare dhe në atë të moshës 22 vjeç. Kaq e heshtur dhe njëkohësisht kaq e fortë. Sa sot kjo gjendje të mpin, të çorodit dhe nuk po mundesh dot më të dëgjosh atë çka po përjeton dhe për shumë kohë e ke lejuar të shtypet në forma që ke ndjerë se ishte më e mira. Por tashmë ka ardhur koha me e dëgjuar ushëtimën në vesh.
    Marrja e këshillimit dhe shërbimit tek një psikolog apo psikoterapist do ishte shumë e nevojshme. Mundësitë e tua nuk i di, nëse mundesh ekonomikisht apo edhe nëse e gjen ktë shërbim në vendin ku banon, por është e domosdoshme që këto shqetësime të mos qëndrojnë të heshtura dhe të forcohen në mendjen tënde. Ti nuk je vetëm… dhe kjo gjendje mund të lehtësohet nga marrja e shërbimit të duhur.

    Kujdesu për veten.

    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV