Ida 22.07.2021
Pershendetje uroj te jeni mire . Une qe po iu shkruaj dua te pyes ne lidhje me vaksinen kunder kovidit . A mund te demtoj femijen sepse po planifikoj per nje femij tjeter dhe vaksinen nuk e kemi bere as une e as burri sepse kemi degjuar nese mendoni te beni femije tjeter sduhet ta beni vaksinen sepse ndikon tek femija . Desha te pyes gjinekologen me rekomandoni ta bejme vaksinen une e burri dhe pastaj te tentojm per femije nese po ,pas sa kohesh duhet te tentojme ? Faleminderit shpresoj te me ktheni pergjigje sa me shpejt . Gjithe te mirat !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Eshte ende shpejt per te ditur efektet e vaksines anti Covid tek shtatzania apo te zhvillimi i femijes pas lindjes. Kjo sepse eshte koha e shkurter, si dhe nuk eshte perdorur ne mase te shtatzenat. Ka disa te dhena kontradiktore per efektet e Covid-it te infertiliteti mashkullor, por cdo infeksion mund te lere efekt te perkohshem ketu, fatmiresisht te rikthyeshem nese trajtohemi si duhet. Sa per shtatzanine, Nderkohe per vaksinen kane filluar raportimet e para dhe nuk duket te kete ndikim negativ te infertiliteti mashkullor apo femeror. Gjithsesi, ngelet ende per t’u pare. Te dhenat jane ende me fillimet e veta.
Ju uroj shendet e mbaresi.
Elinda