atirD 21.08.2021
Pershendetje a jeni mire? Tani jam ne javen 32+4 dite. Gjate vizites te mjeku me tha qe beba eshte me e vogel 3 dite, pra peshon 1799gr. Jam shume e shqetesuar a ju ka ndodhur ndonjeres nga ju? Edhe nje pyetje nga ju a ka qen dikush e infektuar me covid gjate shtatzanis? Sepse sot e kuptova qe ka dal pozitiv nje familjar e une kam pas kontakt me te. Shume jam e shqetesuar ??. Nuk kam simptome por tani kam frik mos po me shfaqet ndonje simptom. Faleminderit nese gjeni kohe te lexoni shqetesimin tim.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Rritja e bebit plus/minus nje jave quhet krejt normale, madje ne kushte specifike edhe me shume. Keshtu qe mos u shqetesoni aspak. Rendesi ka te vazhdoje rritja. Sa per Covid, ka plot paciente shtatzena qe e kane kaluar. Mundohuni te monitoroni temperaturen e shfaqjen e shenjave te tij, me qetesi e pa panik, edhe nese ndodh. Mos hezitoni te kontaktoni personelin mjekesor te trajnuar per kete gje, nese vini re shenja shqetesuese, si temperature e larte, kolle e veshtiresi ne frymemarrje, etj. Gjithsesi, keto mund te jene krejt kot, pasi nuk eshte e thene qe patjeter ta keni marre.
Ju shkofte mbare e lehte deri ne fund!
Elinda