04.05.2018
Pershendetje! Jam nje vajze 23 vjece dhe doja te ndaja problemin tim me ju.kam rreth 6 muaj qe kaloj kriza paniku.por kam 1 vit e gjysem qe rrahjet e zemres i kam shume te larta.100, 130 e deri ne 150..por gjate atakut te panikut me kane shkuar edhe 175.kam bere vizita pa fund, Ekg disa here, kam mbajtur nje aparat per matjen e rrahjeve te zemres rreth 3 jave.analiza pa fund te gjitha me dalin shume mire.por une perseri vuaj shume dhe kam shume frike.sa here qe degjoj nje lajm te keq me duket sikur e njejta gje do me ndodhi dhe mua apo njerezve te mi te aferm.jam bere me fiksime.kam frike nga ataku kardiak nga frik nga vdekja.po kaloj nje gjendje shume te veshtire dhe me duhet ta perballoj e vetme sepse jam large familjareve te mi.jam vizituar dhe kam mare ilace si alprazolam dhe escitalopram i kam persorur per nje kohe te shkurter por asgje ska ndryshuar vazhdoj te perjetoj akoma te njejtat gjera..hera e pare qe kam kaluar atakun e panikut kam qene vetem ne shtepi duke bere pune shtepie se po prisja nje shoqe vizite.ju lutem me ndihmoni si mundem ta kaloj kete gjendje, a vdes njeriu nga ataku i panikut? A mund te kalohet kjo gjendje e mos te rikthehet me kurr?? Ju lutem pres pergjigjet tuaja.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje
Jam nje vajze qe shpesh kam po te njejtat simptoma si te tuat. Nuk kam mare kurre ilace sepse nuk jam vizituar ndonjehere, por dhe une kam shume shpesh rrahje te forta zemre,behem keq kur degjoj lajme te keqija dhe friken e vdekjes. Si ti, keto simptoma I kam pasur me heret dhe me te shpeshta. Nuk dija se cfare te beja sepse isha gjithe kohes me friken se do me kapte nje atak. Ndihesha gjithe kohes e kufizuar per te bere gjera sepse frikesohesha mos nuk merja dot me fryme. Nuk e di gjendjen tende, por me kaq sa ke thene te kuptoj veshtiresine qe kalon cdo dite. Personalisht jam perpjekur te mbaj ne kontroll trupin jo vetem ne momente ku e kuptoj qe po afrohet nje krize, por dhe gjate dites. Pshm perpiqem te mar fryme thelle dhe te fokusohem ne trupin time duke perpjekur ta mbaj ne kontroll.
Gjithesi, mendoj se kjo eshte nje faze e cila kalon dhe secili ka menyrat personale per ti perballuar situata te tilla. Une uroj qe ti gjesh menyren tende sa me shpejt dhe te dalesh nga kjo gjendje shqetesuse.
Gjithe te mirat
Shume falimenderit qe ju keni ndare historine personale tuajen me mua.ju falenderoj pa mase sepse kur degjojme qe paska persona te tjere qe vuajne nga te njejtat gjera atehere kuptojme qe nuk jemi te vetmit qe po e kalojme kete gjendje..me eshte dashur ta kaloj dhe po e kaloj e vetme fare kete gjendje shume large familjes dhe njerezve te me mi te dashur.uroj qe te gjithe ta kalojne kete uragan kaq te tmershem ne jete
Përshëndetje e dashur,
E kuptoj qe po kalon një periudhe te vështirë dhe te përgëzoj për faktin qe je kujdesur për veten duke kërkuar ndihme, ky është hapi i pare i trajtimit te problemit tënd dhe ti e ke kaluar me sukses. Çrregullimet e ankthit janë te kurueshme dhe te menaxhueshme. Shume njerëz përjetojnë përvojën tende, kjo do te thotë qe nuk je e vetme ne te dhe patjetër qe mund te trajtohesh. Me shkruar qe ke marre mjekime por nuk ke pare përmirësime. Unë do te te këshilloja te ndjekësh një terapi pasi është mënyra me e mire qe trajton çrregullimet e ankthit dhe ne përforcimin e aftësive për te menaxhuar eksperiencat e tilla. Një terapi mjaft efektiv është terapia Kognitiv Biheviorale. Kërko për një psikolog ne zonën ku jeton pasi është mjaft e rëndësishme qe ta ndjekësh këtë terapi balle për balle.
Te uroj gjithë te mirat,
Mbetemi ne kontakt
Sabjola