23.05.2016
Kam ankth brenda vetes .kam humbur besimin ne vete,shkak dhe gjerat qe me.kane ndodhur. Humbja e babit.mamin e semure. E lenduar ne dashuri.tani cdo gje me.duket e zymte.nuk fle nuk ha.gjith kohen mbaj mendjen ne nje vend. Kam ngecur. Dua te nis te jetoj.me ndihmoni ju lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Sara!
Me vjen mire qe na ke shkruar dhe dua te te them qe nuk je vetem. Na shkruan qe ke perjetuar humbje te njerezve te rendesishem dhe vazhdon te kesh merak per njerez te afert ne lidhje me shendetin e tyre. Keto jane ndodhi qe dhe nje shkemb do e krisnin, por ti je e forte. Kete e tregon ne faktin qe na ke shkruar dhe kerkon ndihme. Kam nevoje te di me shume per ty, ndaj te lutem me shkruaj me shume rreth vetes. Ku ke ngecur? Cilat jane mendimet qe lidhen me kete gjendje ne te cilen ndodhesh? Si eshte jeta jote sociale? A ke ndonje person qe mund te flasesh me te dhe ti shprehesh brengen tende? Do ishte mire te merreshe me ndonje aktivitet qe te pelqen. Te dalesh me miqte. Ti mund tia dalesh.
Ne jemi ketu, ti nuk je vetem.
Ne pritje te na shkruash serish, te uroj me te mirat!
Ardita
kam frike nga vetmia,kam frike nga e ardhmja , kam qene gjithmone pas familjes dhe dua qe te pakten mamin ta kem mire dhe ne kembe.,jam shum e ndjeshme , me iken shum shpesh besimi ne vete, me iken deshira per te jetuar, jam 23 vjet dhe brenda ndihem si femije kam frike, nuk dua te me vene gjerat me keq se cjane , ndonjher me fiksohet ne mendje qe mua me ndjek vetem fati i keq, kjo me demoralizon, ngrej koken lart them zot mos me braktis,.Kam nevoje te kem besim ne vete, Te Falenderoj Ardita
Pershendetje serish Sara. I kuptoj frikerat e tua dhe jane pjese e asaj cfare ke kaluar ne lidhje me humbje te njerezve te dashur per ty. Prinderit do kene gjithmone vendin e tyre per ne dhe prezenca e tyre do jete e deshirueshme ne cdo moshe dhe frika per humbjen e tyre eshte e kuptueshme. Me flet per humbje te besimit ne veten tende. Shpesh here ne kemi aftesite per te realizuar e plotesuar shume nevoja e deshira, dhe ne fakt i plotesojme ato. Por nuk ja japim meritat vetes, duke krijuar keshtu nje ndjenje pasigurie e mosbesimi. Ndoshta do ishte mire te vleresoje gjerat qe ke, te realizosh ato gjera qe di ti besh mire dhe qe te japin ndjenjen e konpetences. Hap pas hapi, me arritje te vogla, fitohen dhe te medhate. Ne fund, por jo me pak e rendesishmja dua te te them qe shume gjera mund te mos varen nga ti dhe sado ti te mund perpiqesh ti ndryshosh apo te brengosesh per fatin e tyre, ato do vazhdojne rrugen e tyre. Nese ke deshire, une te sugjeroj ti drejtohesh nje psikologu pasi ndihma e drejtperdrejte do jete me efektive. Per cdo gje, mos hezito te na shkruash serish! Te uroj me te mirat!