20.02.2017
ckemi si ia kaluat doja nje ndihme nga ju …..un kam qene e lidhur me nje person i cili me do shum dhe e kam dashur shum por kam filluar me fol me dike tj dhe nk kam me ndnjenja per personin qe jam ktualisht e lidhur …un dua te ndahem nga ai por nuk di se si tlutem me jepni nje sugjeim
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na je drejtuar për një zgjidhje në këtë rast.
E kuptoj që është e vështirë ti thuash dikujt që të do dhe me të cilin ke ndarë ndjenja e kohë që nuk dëshiron të vazhdosh më. Nuk është shpesh e lehtë as për personin që do ta dëgjojë, por edhe për atë që do ta komunikojë këtë vendim.
Mendoj që në rast se je e bindur që kjo është ajo që dëshiron, mënyra më e mirë është të komunikosh me personin me vërtetësinë e ndjenjave që ke aktualisht të cilat nuk mund të jenë më përmbushëse për të apo për të mbajtur një lidhje të mirë mes jush dhe këtë ta bësh duke treguar respekt për gjithë cfarë keni patur e ndarë bashkë.
Mendoj se kjo është forma më e mirë e komunikimit, edhe pse kjo nuk eviton që personi tjetër do të lëndohet gjithsesi e mund të bëj shumë pyetje e mund të ketë shumë “pse” në mendjen tij. Besoj se ndonjëherë situata të tilla shoqërohen edhe me ndjesi faji e përgjegjësie e ndoshta edhe kjo të shqetëson aq më tepër që duket që po zhvillon simpati për një person tjetër, por ngelet në vendimin tënd sa do të dëshirosh tia komunikosh këtë partnerit aktual. Gjithsesi mendoj që fakti që ke zhvilluar simpati për dikë tjeter tregon se nuk je e përmbushur në këtë moment nga lidhja aktuale.
Ky do të ishte sugjerimi im në këtë rast. Ashtu sic biem ne dashuri fillimisht e jemi të vërtetë, ashtu edhe mund të “dalim” nga dashuria dhe është mirë të jemi të vërtetë me personin.
Uroj që përgjigja të të ketë ndihmuar dhe gjithë të mirat në gjetjen e lidhjeve të shëndetshme e përmbushëse në jetën tënde.
Me respekt,
Almandina Guma