Mari 07.10.2022
Pershendetje doktoresha,
Kam bere nje strisha vaginale dhe eshte si me poshte:
Clue cells: negative
Candida spp: negativ
Lactobacile: mesatarisht
Koh: negativ
Prani mikroorganizmash: negativ
Leukocite 30-32/fushe
Qeliza epiteliale: mesatarisht
Ere e pakendeshme: ska
Ph i sekrecioneve: 4.4
A mund te me thoni ju lutem nese dicka nuk shkon dhe a duhet te beje analizen me mbjellje?
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Pergjigjet e analizave i komenton mjeku i laboratorit ose mjeku qe ta ka dhene analizen per ta bere. Sepse interpretimi i tyre nuk eshte matematikor, por ne perputhje me fazat e ciklit menstrual, me situaten konkrete klinike, nese jeni pas nje mjekimi, nese keni semundje shoqeruese etj. Pa ditur keto, nuk mund te jem krejt e sakte. Por me c’shoh, nuk me duket situate problematike, nese jeni para menstruacioneve.
Ne kete faze 20-30 leukocite mund te quhen te pranueshme. Nese jeni pas ciklit, atehere duhet vleresuar, pasi 20-30 leukocite jane shume per ate faze.
Gjithe te mirat,
Dr.Elinda