X 25.06.2023
Jam ngacmuar seksualisht nga vjehrri im. Me ka prekur ne gjoks dhe kjo situat do kishte vazhduar nese nuk do i thoja burrit Tim qe nuk me pelqen fakti qe ai vjen dhe me flet kur burri seshte ne shtepi. Jetojme ne nje pallat dhe kur ndodhi situata ngela e shokuar. Me burrin nuk mund tja them. Dhe se di nese njeri do me besoje mua.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur, pyetja sapo i eshte derguar ekspertit perkates dhe neser gjate dites do marresh nje pergjigje.
Per cdo gje na shkruaj prap.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
Pershendetje dhe faleminderit qe iu drejtove faqes se nukjevetem.
Me vjen keq per ngacmimin seksual qe perjetove, besoj se duhet te kete qene e veshtire per ty dhe shokuese. Mendoj se ne keto raste nje grua ka nevoje per mbeshtetjen e te afermve te saj, keshtu qe ndoshta mund te flasesh me nje shoqe te ngushte. Gjithashtu, bashkeshorti eshte nje person i rendesishem per te te mbeshtetur.
Besoj se nuk eshte hera e pare qe babai i tij e ben nje gje te tille, keshtu qe ai mund te dije dhe raste te tjera. Por edhe nese ai nuk te mbeshtet, mendoj se tregon dicka per marredhenien tuaj, megjithe veshtiresine qe ka kjo situate.
Nese nuk do qe te hapesh me te tjere per kete ngjarje, mund te telefonosh ne kete numer 116117, eshte Linja Kombetare per Gra dhe Vajza te Dhunuara. https://hotlinealbania.org/
Gjithe te mirat,
Veronika