Ana 23.06.2024
Pershendetje !
Jam studente mjekesie dhe nje pjese te konsiderueshme te dites sime e kaloj duke studiuar . Muajt e fundit po e sforcoj veten shume por nuk po fokusohem dot,nuk po arrij te perqendrohem , me duket sikur thjesht lexoj dhe memoria ime nuk regjistron asgje ,kjo me ben te ndihem keq ,vazhdimisht me duket sikur nuk mbaj mend asgje kjo me streson akoma me shume .Nuk kam qene keshtu me perpara , arrija te perqendrohesha dhe mbaja mend me shume ,kuptoja logjiken . Gjate viteve te studimit deri tani jam zhgenjyer nga cilesia,rendesia dhe vleresimi qe i behet procesit te mesimit ketu . Gjerat jane te padrejta ,meritokracia ketu nuk ekziston kjo e fundit e ka emrin mik para pushtet manipulim genjeshter . Jam perpjekur ti shmang,ti le prapa dhe te eci perpara ne rrugen time ,ne te cilen sa vjen e kalon koha me duket sikur jam vetem ,pa koleget e mi sepse ata kane vendosur te pershtaten dhe te adaptojne menyren e te funksionuarit te mesimit dhe vleresimit. Ndjehem shume e zhgenjyer sepse fokusi i tere jetes sime ka qene investimi ne arsimim dhe ne kembim me perplasen vazhdimisht padrejtesi .Kam marre plage ,nuk e di sa mund te duroje mendja ime ,di qe nuk po e menaxhoje me , is out of control.Ne fakt pothuajse gjate gjithe jetes time une kam pranuar padrejtesite qe kane bere te tjeret ,duke i thene vetes mjafton qe ti te jesh e drejte ,mjafton qe ti te mos besh mashtrime ,te mos genjesh ,te jesh e sinqerte ,ata te bejne cfare te duan duke ditur se po po ndikojne ne jeten time ,po me cenojne .Mbase keto gjera nuk duheshin injoruar asnjehere . Ndjehem keq shpirterisht emocionalisht kur shoh qe ajo qe une i kam dhene fokus primar ne jeten time tere kohen po me godet vazhdimisht,po me zhgenjen sepse jam kerkuse e permiresimit dhe standartit por ne kembim marr te kunderten .Kjo gjendje me ka sjelle ne kete pike qe nga nje njeri qe mesoja tere diten me deshire ne nje njeri qe e sforcon veten per te qendruar mbi libra perseri dhe nuk arrin te memorizoje gjerat .Ndjehem shume e shqetesuar ,nuk mund t ja dal keshtu nuk mund te eci perpara. Cfare duhet te bej ju lutem? Dua te jem perseri ai njeriu qe ka deshire vetem te mesoje te mesoje e te marre dije cdo dite . Kam nevoje shume per ndihme
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Ana! Une nuk jam nje nga specialistet e faqes, por dikush qe dua te te ndihmoj sadopak. Te kuptoj shume mire gjithcka ke shkruajtur, te tilla kane qene dhe gjerat per mua. Padrejtesia te gjitheve na ben te ndihemi shume keq, por e rendesishme eshte t’i kundervihemi njerezve qe na bejne padrejtesi sepse nese njerezit kuptojme qe ne nuk mundemi as t’u kthehemi padrejtesive vazhdojne ta bejne nje gje te tille pasi thone qe nuk eshte aspak problem, por c’eshte e verteta jemi ne ata te cilet ndjejne pasojat e padrejtesive. Prandaj ne momente kur perballesh me padrejtesi duhet te flasesh dhe te mbrosh veten tende, anashkalimi i nje padrejtesie thjesht ndikon akoma me keq ne shendetin tone mendor. Ne lidhje me mungesen e fokusit, padrejtesia dhe menyra se si na trajtojne te tjeret, por dhe kur pritshmerite tona nuk pershtaten me realitetin jane ato te cilat na bejne te humbasim fokusin. Mungesa e fokusit ne momentin kur je duke studiuar ose dhe kur thjesht je duke bere nje veprimtari qe te pelqen na rendon psikologjikisht pasi nuk arrim t’i japim vemendjen e duhur asaj cfare ne duam ne momente te caktuara. Per t’u perballur me nje situate te tille do te sugjeroja qe te flisje me nje person qe i beson qe mund te jene te afermit e tu ose miqve te tu, te sugjeroj qe te kalosh dhe pak kohe me veten dhe te kuptosh se cila ka qene arsyeja se pse nuk arrin te fokusohesh, te meditosh dhe te mesosh disa teknika se si te perballesh me stresin dhe ankthin ne kete moment dhe pervec kesaj te besh dhe gjerat qe te pelqejne te besh dhe te kalosh bukur ne kohen tende te lire. Kushtoji vemendje vetes, por dhe arsimit ,por mos e sforco shume veten dhe kujdesu per veten.Perpiqu te kuptosh se sa ke arritur ne jete, je studente ne nje nga deget qe konsiderohet me te veshtirat dhe po ja del mbane. Kushtoji vemendje arritjeve te tua Ana , perpiqu te jesh krenare dhe e lumtur per personin qe je. Gjerat qe ne kerkojme te arrijme mund t’i arrijme duke qendruar te qete dhe te lumtur sepse atehere qetesohet dhe mendja jone dhe atehere arrijme te kemi dhe fokusim te plote. Uroj te te kem ndihmuar sadopak me kete mesazh dhe uroj te kalosh bukur! Prit dhe mesazhin e specialisteve te faqes ne lidhje me keshillat qe ata do te japin. Gjithe te mirat!