Eli 08.06.2021
Pershendetje! Ju lutem me ndihmoni me nje keshille. Kam shume rendese stomaku dhe nga gjithe vizitat qe kam bere me thone qe vjen nga ankthi. Une vuaj nga ankthi dhe ataket e panikut, por a mund te sjellin ato kete stres kaq te rende ne stomak ? Kam ndjesi shume te rende nausea , nuk me vete mendja fare po fare ne ushqim, kam parehati ne stomak qe me sjell shume shqetesim dhe me aciditetin . Ju llutem me ndihmoni si te veproj? Kam bere dhe dozen e dyte te vaksines astrazeneca para 2 ditesh. Mund te pij ndonje xanax per qetesim? Ka problem? Mos ndikon per keq me vaksinen? Respekte! Pres pergjigje sa me shpejt ju lutem!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
edhe une e kam kete problem me ankthin qe tri vite tash e kam kete problem me stomakun fiks si pp thua ti
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Ankthi eshte gjendje emocionale e renduar qe shpesh here shoqerohet edhe me shqetesime fizike dhe shqetesimet e stomakut jane te zakonshme ne situatat e ankthit. Per tu qetesuar normalisht duhen adresuar simpomat qe ti po perjeton dhe arsyet qe te shtyjne te jesh ne ankth. Nese intensiteti i simpomave qe po kalon eshte i larte atehere pervec konsultes me nje psikolog apo psikoterapist te sugjeroj te konsultohesh me nje mjek per te eksploruar mundesine e marrjes se ndonje medikamenti kunder ankthit. Nuk duhet te marresh asnje medikament pa rekomandimin e mjekut! Megjithate medikamentet mund te te qetesojne, po nuk te sherojne pasi eshte e rendesishme te punosh me shkaqet qe te bejne ty te predispozuar per te vuajtur ne kete menyre. Une do te doja te dija dicka me shume mbi situaten ne te cilen ndodhesh. Sa kohe ke qe i ke te tilla simptoma? Pres sa kohesh ke dhimbje te tilla ne stomak? Po rrethanat e tua familjare dhe ne pune si jane? Mirepres pergjigjen tende. Gjithe te mirat.
Perzemersisht,
Dorina