shendeti fizik 14.01.2022
Pershendetje e pash qe ishe mjeke dhe u gezova ngaqe nuk mund te shkoj ne spital shkaku gjendjes ekonomike. Un jam shum e dobet qe e vogel keshtu isha sedi pse me binte gjithmon te fiket dhe me mirren mend shum, trupi im eshte shum i dobet ad gjysme ore nuk rri dot ne kemb. E urrej shum veten time qe nuk mund te ju ndihmoj dot prinderve e ti bej endrrat realitet sepse edhe po te mundohem kjo gje trupi im nuk funksionon sedi pse ju lutem nese mund te me tregoni cfar kam ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Na vjen keq per situaten qe ndodhesh dhe e vleresojme qe na u drejtove per ndihme. Nga pershkrimi qe ke bere ne letren tende do te rekomandonim te beje nje konsulte me nje mjek specialist pasi marrjemendsh, pamundesia per te qendruar gjate ne kembe apo dhe dobesia jane simptoma per te cilat duhet te diskutoni nga afer me mjekun me qellim kryerjen e nje ekzaminimi specifik per te percaktuar qarte cfare e shkakton gjendjen qe ju pershkruani. Mund te na shkruash serisht per cdo gje.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem