Këshilla/Blog

01.06.2017

Pershendetje. Doja t’ju pyesja si mund te kujdesemi per zonen intime ne femrat? A keshillohet perdorimi i intimos? Kam lexuar qe vagina eshte organ vetepastrues dhe mund te lahet vetem me uje. Kam blere intimo me pH te pershtatshem qe vagina mos te thahet. Nuk di ta perdor apo jo ? Gjithashtu a keshillohet shplarja me caj kamomili ? A keshillohet depilimi me dylle i vagines? Apo nuk i ben mire lekures aty terheqja ?
Gjithashtu gjate periodave a pastrohet trupi nga cdo mikrob apo papasterti/infeksion i rrugeve urinare apo vagines?
A ekziston mundesia qe infeksionet urinare t’i luftoje vete trupi ?
Shpresoj mos t’ju kem merzitur me kaq shum pyetje. Pres me padurim pergjigje

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    vertet shume pyetje ne nje paragraf te vetem.
    Por pa problem. Do mundohem t’ju pergjigjem per te gjitha. Gjinekologet nuk e rekomandojne perdorimin e laresve vaginal sa here shkohet ne banjo, pasi mund te ndikojne te tharja dhe favorizimi i infeksioneve te ndryshme. Por nje here ne dite , apo dy, kur ben dushin tend te zakonshem, mund ta perdoresh. Psh ne mengjes ose ne darke. Kamomili eshte tonik apo qetesues mjaft i mire, sidomos mbas menstruacioneve, kur mund te jesh sadopak e irrituar nga lineset, etj. Por nuk eshte domosdoshmeri, dhe as mjekim. Menstruacionet marrin me vete pergjithesisht sekrecionet e grumbulluara ne rruget e poshtme gjenitale perpara ciklit, dhe ditet qe mbaron hemoragjia jane dite te thata, pa shume sekrecione. Pastaj rreth dites 9-16 shfaqet mukusi qe vjen nga qafa e mitres, qe paraprin dhe shoqeron ovulacionin. Ndersa perpara menstruacioneve, sekrecionet jane me te ngjeshura, me te trasha. Kjo eshte pak a shume ndryshimi normal gjate fazave te ciklit menstrual.
    Duke shpresuar te kem qene e qarte, te uroj gjuthe te mirat.
    Te lutem, mos hezito te me shkruash serish nese nuk ke kuptuar dicka.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV