11.02.2016
Si mund te perballojm stresin e provimeve t matures dhe presionin qe na bejn mesusat te cilet nuk jan aspak mbeshtetes .. jam shum e stresuar per kete fakt
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur!
Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm“ për të kërkuar këshillë për çështjen e juaj. E lexova me vemendje ankesën tuaj dhe do te mundohem t’ju jap disa keshilla dhe sugjerime ne lidhje me kete.
E kuptoj ngarkesën psikologjike dhe emocionale me të cilën po jeton. Matura është një periudhë shumë e rëndësishme pasi ndikon të ardhmen tuaj. Por gjithashtu ajo është një periudhë kalimtare dhe nuk zgjat përgjithnjë. Stresi nga provimet është i zakonshëm te individët që ndjekin shkollën, dhe arsyet pse ju përjetoni stres mund të jenë të shumta. Ato mund të kenë të bëjnë me sasinë e madhe të informacionit që duhet mësuar, me nevojën për të marë një vlerësim të mirë apo për të përmirësuar vlerësimet e mëparshme. Nga informacioni që ju keni dhënë, nuk janë të qarta shenjat e stresit që përjetoni, por për të lehtësuar disi gjendjen, ju mund të përpiqeni të hartoni një plan studimi duke ndarë materialin që duhet mësuar, në pjesë më të vogla. Filloni të krijoni “harta mendore” për të grumbulluar idetë apo përmbledhur mendimet. Praktikoni një stil jete të shëndetëshme duke fjetur mjaftueshëm, duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme, duke mos abuzuar me substance stimuluese (si kafeja, alkooli apo pijet energjike), dhe aplikoni pushime të shkurtra (5-10 minuta) për çdo orë qe jeni duke mësuar. Si dhe të pyesni mësuesit nëse keni paqartësi. Jam e bindur se, nëse ju do t’u drejtoheni mësuesve për konsultim me pyetje konkrete do të gjeni jo vetëm sqarimin e pyetjeve tuaja por edhe mbështetjen e tyre, pasi ata do të shohin që edhe ju po investoni në procesin e të mësuarit.
Duke ju uruar suksese, edhe një herë ju falenderoj për besimin në faqen tonë. Shpresoj që këshillat të jenë sa do pak te vlefshme. Ju inkurajoj të na shkruani përseri sa herë që ndjeni nevojën per ketë.
Gjithë të mirat, Orsjola Miha.