Këshilla/Blog

- 13.10.2019

Une jam nje nxense me Dhjeta .mesuesi im kujdestar dhe njekohesisht I kimise e biologjise Ka qene nje mesuesi im I preferuar.Une jam me klase te nente dhe ne tre klasat e meparshme ky mesues eshte sjelle shume mire me mua madje me mbante ne nje nga nxeneset me te mira sepse pervec
msimeve E talentit Tim per pikture une sillesha shume mire me te tjeret e. sidomos me mesuesit.sa here qe ai kerkon dicka nga une une ia plotesoj menjehere deshiren.probemi fillon tani ne klase te nente kur ai Papritur nuk sillet mire me Mua kur une nuk Kam bere asgje te keqe.per fat te keq familja
ime nuk eshte shume e pasur dhe prinderit e mi Jane invalid por vetem mami perfition ndihme nga shteti .qe te Merja librat ne fillim te vitit Mua me duhet nje dokument qe nuk e kishte mare akoma.nderhyri drejtori qe ky mesuesi mi DHA librat me shume veshtirsi I mora edhe PSE me takonin me te drejte.gjate asaj periudhe Kam qene shume keq psikologjikisht. Ky mesuesi qe prej atyre diteve sillet shume keq me Mua nuk me respekton dhe shpesh ma ngre zerin pa arsye.me Ka marre aq shume inat SA edhe kur e pershendes ne mengjes me raste nuk kthen pergjigje.kurse te tjeret I pershendet vet.nuk kujdeset per Mua edhe PSE e Di qe une jame e vetmja vajze me klase dhe sharjet e djemve Kunder meje Jane shume te renda ai edhe Duke I degjuar me veshet e tij nuk I thote gje.madje sillet shume here me mire me ata se me mua.nuk e kuptoj PSE kjo bote eshte kaq e padrejte ???? edhe kur I cova ftese be Facebook me anulloi kur te tjeret I Ka bere shoke.ju lutem me ndihmoni Duke me dhene keshilla se si te veproj ne kete rast????????nese po zoti jua shperblefte!

  1. Anonymous says:

    TI je një vajzë me zemër të madhe dhe me shpirt të bukur. Mos e perqendro botën rreth këtyre njerëzëve , ka kaq shumë njerëz atje jashtë që do të duan të njohin, që do të duan te rrinë me ty. TI KE NJE jete te veshtire me dy prindër heronj, dhe duhet të buzeqeshesh për ta, dhe me vertët ta ndjesh gezim në çdo gjë të tënden. Mos e vret mendjen ti mbaron nëntë vjeçarin shkon në gjimnaz dhe do njohësh njerëz mbështetës , e ato i shohësh me këtë njerëz pa vlera. Duaje ti veten tënde me shume, nuk të duan ata është puna e tyre, nqs e mbajnë veten lartë duke se ti je shumë me shume se ata. Shumë njerëz do të ishin krenar për ty ashtu siç u ndjeva unë në shkrimin tend; unë e marr me mend se ti vuan e i përjeton këto situata, por mos vrit mendjen fare po fare , ti vazhdo silli njësoj siç ke qenë, meso siç ke mësuar dhe mos lënë askënd të bëjë të ndihesh keq, e gjitha varet nga ty.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV