Lor 18.11.2019
Kam pak kohe qe jam ndare dhe po kaloja nje periudhe shume te keqe. Pervec pjeses se ndarjes po kaloja dhe mje distancim dhe indiference nga shoqet e mia me te ngushta. Ato nuk ishin dakort per disa veprime te miat gjate asaj lidhjeje dhe me mbanin qendrim. Pas disa kohesh flas me nje djale i cili para 3 vitesh ka dale me njeren nga shoqet e mia te ngushta dhe e ka share me pas pasi nuk i pelqeu. Une ja tregova asaj qe kam folir dhe ajo u ndje shume keq sepse nuk e priste qe une ti flisja. Tani ajo nuk me flet dhe me mban qendrim. Nuk di si te veproj i kam kerkuar falje disa here, nuk me hap telefonin. Jam shume e shqetesuar.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Po pse,nese dikush qofte edhe shoqja jone nuk e pelqen,nuk do dhe shan dike do te thote qe ne te tregojm mosinteresim dhe mos te flasim me ate person?Asaj i pelqenka te bej ligjin.Foli ktij personi se me pelqen,mos i fol ktij se sm pelqen.Cesht kjo mo.Jo vec ti flasesh po ta kesh tamam shok.
Nese ai i ka ber shum keq,e ka shar,e ka ofenduar,tallur,ulur,etj pastaj kjo gje eshtr tjeter.Dhe shikoje e ne kte ane sepse tregon kush eshte ky person.Por njekohesisht shiko e shoqen tate mos ja ben dikujt tjeter keto gjera.
Përshëndetje Lor, duket sikur ndihesh e shqetësuar pasi nuk e ke shumë të qartë se si gjërat që ti bën mund të kenë ndikim në marrëdhëniet me shoqet e tua. Pra duket sikur brenda miqësisë tuaj keni një lloj ‘kodi’ të gjërave që mund të bëhen dhe atyre që konsiderohen si ‘shkelje’ të këtij kodi. A mendon se veprimet e tua që ato i gjykojnë si të gabuara, mundet në ndonjë mënyrë të jenë ‘kërcënuese’ ndaj tyre?
Cilat është shqetësimi yt në të vërtetë në lidhje me shoqet e tua?
Të pres ta vazhdojmë këtë bisedë.
Gjithë të mirat
Enkeli
pershendetje
E kam pak te paqarte, ne cfare sensi kercenuese ndaj tyre?