Këshilla/Blog

Super keq 10.10.2019

Km nje shoqe te ngusht qe e di qe me do e di qe jemi me verte shoqe tngushta por ka nje gje te keqe qe gjithe nervat qe mund te ket me te shpis me te dashurin mi shfryn mua cdo gjeee dhe behem aq keq dhe pstj kapet me mua me gjerat me te vogla dhe asnjeher septanon qe e ka gabim harron per gjerat qei them dhe kur ja them pr se dyti her nervozohet sma ke then thot e km shum shoqe te ngusht si moter dhe nuk dua te shkeputem une per nja 3 kav nje muaj do iki me amerike dhe dua tia kaloj mir me te por ajo po me lodh shum dhe me merzit super shum dhe nuk jam mire fare

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje,
    Të falenderoj shumë që shkrove për çfarë të shqetëson!
    Si fillim do të doja të të përgëzoja që ke shkruar shqetësimin tend në mënyrë kaq të qartë dhe që ke kërkuar ndihmë!
    Unë do të doja të përqëndroheshim tek ti, tek mënyra si ti ndihesh kur shoqja jote t`I shfryn ty nervat për çdo gjë, që kapet me ty për gjëra të vogla dhe për faktin që s`mban mend çfarë ti I thua. Ty si të bën të ndihesh kjo sjellje e saja? Ke folur me të lidhur me këto shqetësime që të shkakton sjellja e saj?
    Ndonjë herë, me gjithë dashurinë që kemi për të tjerët, kur ata sillen keq dhe në mënyrë abuzive me ne, duke mos na dëgjuar, respektuar dhe duke na bërë shenjestër të lëndimeve të tyre personale, është mirë të flasim hapur për çfarë ne ndjejmë. Duke I thënë ti asaj se si ndihesh, duke vendosur limite për çfarë toleron dhe çfarë jo, e ndihmon shumë shoqërinë tuaj që të ruhet edhe në vitet e ardhshme.
    Prandaj, të sugjeroj të flasësh me të.

    Gjithë të mirat,
    Gresa

  2. Anonymous says:

    Përshëndetje, të njëtën gjë do them edhe un!
    Unë Kam nje grup me shoqet e mia pra jemi 6-shoqe 2prej tyre janë binjake ia kalojme mire se bashku mirepo ndonjëher ndodh të kemi debate mes vete dhe keshtu zihemi me njera-tjetren dhe per 2-3 ditë nuk flasim fare me njera tjetren për.shembull sot jemi prishur per arsye të kote dhe besoj se rregullohemi prapë mirpo une kërkoj nga ju të më jepni nje mendim ose nje ide se si Tia bej me këtë problem sepse nuk dua të Kem asnjë problem me shoqet e mia.
    Ju faleminderit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV