Këshilla/Blog

02.03.2016

Pershendetje ! Shoqja ime e ngushte , pra shoqja ime me e mire e ka shum problem te dali ne vende te populluara nga mosha jone 19 sepse ka problemin qe eshte e shendoshe por ne fytyre eshte kukull. Mirepo un nuk ndihem mir ta shoh shoqen time ti iki mosha me e bukur duke qendruar ne shtepi dhe ne kafe ku qendrojne vetem pleq , si mund ta ndihmoj shoqen time ju lutem si mund ta shpetoj nga ky kompleks qe dhe ajo te shijoje bukurine e moshes ?

  1. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Faleminderit qe jeni bere pjese e web-faqes duke shprehur nje shqetesim per mikeshen tende me te mire. Qe nga fakti qe ajo ju ka ju shoqe, ajo eshte e vleresuar dhe do ta kete me te lehte ta kaloje kete faze te veshtire. Mendoj se problemi i saj qendron me vetvleresimin, pra si e vlereson ajo veten. Jo pak here ndodh qe vajzat e reja, si shoqja jote, ta vleresojne veten vetem duke u bazuar ne nje tipar te jashtem qe ka te beje me pamjen e tyre. Ajo cfare mund te besh ti, eshte qe t’i vesh ne dukje tipare te tjera te karakterit dhe te pamjes qe e bejne ate te bukur ne te gjitha kuptimet. Mosha qe ju jeni eshte nje moshe qe i kushtohet shume rendesi pamjes se jashtme, saqe ndonjehere edhe mbivleresohet kjo gje. Raportet sociale formohen dhe zhvillohen, duke i dhene mundesi te tjereve te japin dhe te marrin nga ty. Mikesha jote duhet ti lere mundesine te tjereve qe ta njohin. Dilni me miq te tjere, te perfshihet ne aktivitete qe asaj i pelqejne dhe mund ti beje mire. Nga ana tjeter, nuk eshte aspak keq qe ajo te kujdeset per shendetin e saj, duke u ushqyer shendetshem dhe duke u marre me aktivitet fizik. Por nuk duhet asnjehere te harroje, qe pamja e saj e jashtme nuk e percakton ate si individ. Nese mendon se ajo ka nevoje per nje ndihme me tej, mund ta keshillosh te takoje nje psikolog/e personalisht.
    Ju uroj me te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV