Çeliku 05.01.2024
Përshëndetje e nderuara zonja Korriku ju uroj që të jeni mirë. Kam një Hall që me vite po më shqetëson. Në anën e majt të qafës kam shtrengim të muskulit dhe me bën Bllokim të veshit po ashtu me jep mundime. Kam bërë Magnet rezonans më ka dal Spondiloza fillestare dhe problem me Unazat. Po spo më kalon aspak vetëm më janë zbutur shtrengimet. Mjeku Amë më sugjeroj nje kontroll tek një Psikiatër edhe atë e bëra, por Psikiatri më tha se nuk është nevoja për kontroll psikiatrike. Tash kam ra në Hall nuk di si të ja bëj çfarë të bëj. Shtrengimi dhe bllokimi i veshit më jep shqetësim nervoz mosdurim. Ju çfar më sugjeroni ju lutem nëse mundeni të më ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe e keni ndare me ne shqetesimin tuaj. Ju rekomandojme qe te beni serish nje konsulte me mjekun qe e ka ndjekur rastin tuaj ose me nje mjekk tjeter per nje vleresim te dyte te gjendjes tuaj me qellim qe te kuptoni me qarte nga se shkaktohet shqetesimi dhe si mund ta trajtoni ate.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem