Këshilla/Blog

24.02.2016

Pershendetje stafi ‘Nuk je vetem’ respektet e mia…Jam drejtuar juve per nje problem timin qe Po me shqeteson shume,jam nje djal 14 vjecar qe sapo i kam mbushur.Ka disa here qe kam masterbuar pra duke pare video x… dhe me dilte sperma.Nuk e di pasi e kryeja kete veprim thoja kam bere shum gabim dhe thoja me vete se Nuk e bej me por sikur e ndjeja te domosdoshme.Pra pas nje kohe prej 1 javore te nderprere qe nuk beja masturbim nuk durova dhe e bera dhe dy here.Nderkohe ate dite ndjeva lodhje.Mendoja se mos serish jam bere anemik pasi kam qene para nje viti.Duke pare ne internet me linden disa pyetje ne mendje :
Mos semuret?Mos marr HIV?Apo ndonje semundje tjeter.Them se ju do mi jepni pergjigje ketyre pyetjeve…

  1. Anonymous says:

    Nuk jam ekspert, por nuk ka shanse që të kapësh HIV duke masturbuar.

  2. Ad says:

    Pershendetje
    Masturbimi esht nje proces normal dhe i nevojshem sidomos per gjinine mashkullore qe ka nevoja te ndryshme nga ato t gjinis tj. Fakti qe je 14 vjec nuk perben asnje problem, sepse tani esht faza ku zhvillohen dhe piqen si organet genitale, si hormonet keshtu qe zakonisht masturbimi dhe nevoja per te eksperimentuar seksualisht nisin n kete moshe.
    Sa per semundjet ta siguroj qe nuk mund te kesh asnje pasoje nga masturbimi lidhur me to.Nuk te ben anemik sepse nuk ndikon ne formimin e rruazave te kuqe si dhe nuk mund t semuresh me HIV sepse rruget e trasmetimit jane te tjera dhe ketu nuk perfshihet masturbimi.

  3. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Masturbimi eshte nje aktivitet I shendetshem dhe I rekomandueshem ne adoleshence , ku nepermjet tij adoleshentet njohin veten, ndjesite, reagimet e trupit, seksualitetin e tyre. Kjo ndihmon per te pergatitur veten per nje jete seksuale me te mire ne te ardhmen. Nuk duhet te kemi frike nga pasojat e tij. Nje gjendje anemike nuk vjen nga masturbimi. Gjithashtu dhe HIV nuk merret nepermjet masturbimit. HIV transmetohet nga kryerja e mardhenieve me partnere te cilat vuajne nga kjo semundje. Ju rekomandoj te ruani nje higjene sa me te mire dhe mos e teproni me shpeshtesine per te shmangur semundjet fizike dhe psiqike. Eshte nje moshe ku duhet ti kushtoni vemendje dhe mesimeve, aktiviteteve sportive dhe kulturore, daljeve me shoket etj.
    Gjithe te mirat,

    1. Anonymous says:

      Cilat jane ato pasoja qe lidhen me mos mbajtjem e mire te higjenes ne masturbim?

      1. Dr. Eljona Dine says:

        Pershendetje,

        Mungesa e nje higjene te mire gjate masturbimit mund te sjelle irritime te lekures dhe mundesi per krijimin e nje inflamacioni rreth kokes se organit genital dhe uretres (kanalit urinar). Gjithashtu kujdes duhet pasur dhe me rrobat, te brendshmet, carcafet ku sperma e mbetur ne to mund te behet vater e zhvillimit te mikrobeve. Larja e duarve para dhe pas masturbimit si dhe nderrimi i teshave na mundeson nje higjene te mire duke parandaluar cdo komplikacion.

        Gjithe te mirat,
        Eljona.

  4. Anonymous says:

    A marrim hiv nese nuk i marrim ato masa te lartpermendura

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV