Era 05.08.2020
Pershendetje jam nje 22 vjeqe ne javet e para te shtatezanise.
Kam nje lloj dhembje te lehte qe vetem shkakton pa rehati ne fund te barkut ne anen e djathte.
A eshte diqka shqetesuese?
Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Shumica e dhimbjeve ne shtatzani jane nga terheqjet muskulare spo ligamentare. Ndryshimet qe peson mitra ( uterusi) ne javet e para te barres shoqerohen pikerisht nga keto tip dhimbjesh besdisese. Gjithsesi, nese vazhdojne apo theksohen, duhet bere nje kontroll te mjeku, per te perjashtuar ndonje problem. Gjithmone duhet patur kujdes me dhimbjet, mos t’i nenvleresojme. Mos hezitoni ta diskutoni me mjekun tuaj cdo shqetesim.
Gjithe te mirat!