Andja 29.11.2021
Pershendetje doktoresha. Jam ne javen e 7 te shtatzanise por kam nje miome te pozicionuar jashte mitres me permasa 4 me 4.5 cm. Sa rrezik ka qe te kem nderprerje te shtatezanise apo qe femija te mos zhvillohet mire? A e rekomandoni abortin ne te tilla raste? Ju faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Mundesia qe nje fibromiome subseroze (jashte mitre) te jape abort eshte krejtesisht e paperfilleshme. Po keshtu, te ndikoje te zhvillimi I femijes. Pozicionimi prane kavitetit (pra afer bebit), po, mund te jape disa efekte shtypjejej ose “burgosjeje” te nje pjese gjymtyre etj. Por jo nje miome subseroze. Ajo vete, ne disa raste, mund te pesoje disa ndryshime beninje qe quhen “degjenerimi I kuq I miomes”, te cilat mund te japin dhimbje, temperature etj. Permasa e miomes 4 cm eshte kufitare per ta mbajtur apo hequr para barres, por nuk mendoj se duhet nderprere barra per kete. Gjithsesi, ky eshte diskutim teorik, pa e ditur saktesisht pozicionimin, nr e shtatzanive, nese ka mioma te tjera, nese keni bere aborte me pare, moshen tuaj etj etj. Ju duhet te konsultoheni me mjekun tuaj per kete. Disa here, qe te jeni e bindur. Por asnje vendim nuk ka garanci 100 % ne mjeksi, si e mbajtet, si e hoqet. Keshtu qe mjeket flasin me perqindje, me protokolle, por vendimi ngelet I pacientit. Ju shkofte mbare.