Shpresa 14.12.2023
Përshëndetje !
Jam duke provuar për shtatzani gati 3 vite, kam bërë kontrolla të vazhdueshme gjinekologjike rezulton që gjithçka është në rregull me mua. Edhe bashkëshorti ka kontrolluar spermën dhe pasi ka marrë edhe disa barna rezultatet i kanë dal në rregull. Gjithmonë kam patur cikël të rregullt çdo 25 ditë, këtë muaj kam 4 ditë vonesë. Kam dhimbje në fund të barkut sikur do më vijnë mestracionet. Edhe fryerje të gjinjëve. Sot bëra test dhe më rezultoi negativ. A ka mundësi të jem shtatzënë ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe falemindeit qe na keni shkruar. Marxhi i gabimit ne testet e shtatzanise eshte i ulet, megjithate nese keni dyshime mund te beni dhe nje here testin ose te kryeni nje analize gjaku Beta HCG.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem.