Këshilla/Blog

15.02.2016

Si mund te fitojne besimin ne vetvete ,si mund te ecim perpara si mund ta mbushim jeten me kuptim ?

  1. Gg says:

    Duke filluar palestren,mendimi im..po te ndihmon shum

  2. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje,
    Këto janë cështje të mundshme që sjellin klinetët në zyrën e një psikologu. Ato mund t’i kenë rrënjët në ndodhi jo të këndshme të së tashmes ose në disa ndodhi të së shkuarës që mund të lidhen me ngjarje traumatike të cilat kanë nevoje për trajtim profesional.
    Ju shtroni disa cështje shumë të gjëra por nuk përshkruani fillesat dhe ndikimin e këtyre cështjeve në jetën tuaj. Në vazhdimësi do të përpiqem të shtroj disa pyetje orientuese, që ju mund t’u përgjigjeni me qëllim përmirësimin e situatës në të cilën gjëndeni.
    Identifikoni cfarë aftësishë dhe pikash të forta keni. Cilat kanë qënë arritjet tuaja në jetë? Diskutojini ato me personat që keni pranë. Cfarë pëlqeni /dëshironi të bëni në jetë? Përfshihuni në aktivitete që ju pëlqejnë, që lidhen me ju personalisht, aktivitete grupi, aktivitete ku ju angazhoheni të ndihmoni te tjerët. Hulumtoni aktivitete, përfshihuni dhe kuptoni me cfarë ju pëlqen të mbushni jetën. Cfarë aftësish të tjera do të donit të kishit për të arritur atë që ju pëlqen? Bëni një plan se cfarë ju duhet për të mësuar këto aftësi dhe angazhohuni në zbatimin e këtij plani. Disa gjëra që mund të pëlqeni të bëni kërkojnë disa hapa/ më shumë kohë/ më shumë investim. Angazhohuni në bërjen e një palni të detajuar për të arrituar aty ku doni dhe ndiqeni planin hap pas hapi. Dhe së fundmi , cfarë ju pengon të relizoni qëllimet tuaja? Cfarë mund të bëni konkretisht për të mposhtur këto pengesa?
    Bazuar në cështjet personale, mund të përpiqeni të punoni me pyetjet që shtrova me lart. Nëse ky proces për ju është i vështirë, mos hezitoni të kerkoni ndihmën e një psikologu.
    GJithe te mirat,
    Denisa Ndreka, Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV