28.08.2017
pershendetje…doja te me ndihmonit me dicka nqs mundeni. I fejuari im ka koh qe konsumon cigare hashashi mua me kishte then qe spinte me por keto dit e mora vesh sepse me tregoi vet..ai esht 21 vjec kurse un 18 …ma kishte mbajtur te fsheht gjat kesaj kohe…dua te di a. esht e demshme cigarja e hashashit ? ai me thot qe e konsumon nje her ne jav shpesh…si ta ndihmoj qe mos ta konsumoj me? e me duket sikur sdo kem te ardhme me kete njeri sepse mua me duket sikur ai do vazhdoj ta pij gjithmon…familja e tij e ka ditur me parpara por mendojn qe kur me ka njohur mua ka hequr dor por sesht keshtu…sdi cfar te bej e si ta ndihmoj …dua dhe ta largoj dhe nga shoqeria qe ka…para ca kohe ai fliste dhe me goca te tjera derisa e zbulova i kerkonte per tu takuar…e kam falur shum her un nuk kam me besim tek ai…ai me thot vazhdimisht vetem ti mos me ler se nqs ste kam ty do shkaterrohem si njeri…me ndihmoni me nje keshill ju lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Nisur nga cfare ju keni ngritur si shqetesim, mendoj se ka nuk eshte vetem I fejuari juaj qe ka nevoje per ndihme, por edhe ju. Se sa I demshem eshte konsumimi I hashashit eshte mjaft e diskutueshme dhe relative. Varet se prej sa kohesh I fejuari juaj e perdor. Nje here ne jave ndoshta nuk eshte edhe aq shume e demshme krahasuar me nje konsumim te perditshem apo disa here ne dite. Po keshtu varet ne c’menyre e konsumon, kur ndodhet ne shoqeri me miq e shoke apo edhe vetem; cfare ndodh kur e konsumon, a ndikon ne sjelljet e tij apo jo?
Ne moshen e tij dhe tuajen eshte e zakonshme qe te krijosh varesi nga disa zakone perfshire dhe konsumimin e hashashit, por eshte shume e rendesishme te dish t’i ndalosh ne kohen e duhur ose te ruash masen. Zakonisht perdoruesit e hashashit vazhdojne ta perdorin edhe ne moshe me te rritur, por nese perdoret njehere ne disa kohe (pa cenuar cilesine e jetes dhe pa demtuar funksione te rendesishme si puna, shkolla, marredheniet, familja), nuk eshte aq e demshme sa mund te duket. Pra mund te kete perdorim pa varesi.
Ceshtja tjeter eshte sa i pranueshem eshte ky fakt per ju? Sa e ben perdorimi i hashashit ate te papershtatshem per ju? A ka dhe sjellje te tjera qe ai shfaq qe ty te bejne te palumtur ose te ndihesh e pasigurt per te ardhmen me te? Sa kohe ka qe jeni te fejuar dhe a ka qene fejesa nje zgjedhje e juaj e lire? E bej kete pyetje duke u nisur nga mosha e re qe keni. Shpesh here marrja e vendimeve te tilla si fejesa mund te shkaktoje ankth te shtuar te nje I ri dhe hashashi (ashtu si alkooli apo duhani) shpesh duket sikur ndihmojne per te qetesuar ankthin.
Per sa I takon kerkeses qe ai ju ben per te mos e lene, mendoj se, nese ai eshte I vetedijshem qe perdorimi I hashashit eshte nje problem per te, apo qe ka nevoje per ndihme profesionale, mund te kontaktoje nje psikolog dhe te perpiqet e te punoje per te permiresuar veten. Nuk eshte vecanerisht pergjegjesia juaj te ndihmuarit e tij. Eshte edhe familja e tij qe ka kontributin e vet ne problemet e tij dhe qe duhet ta ndihmoje dhe mbi te gjitha ai vete qe duhet te marre pergjegjesine mbi veten.
Ndoshta nese I pergjigjeni pyetjeve qe une bera me siper ju ndihmon te reflektoni mbi marredhenien tuaj me te dhe nese ka gjara te tjera pervec perdorimit te hashashit qe ju shqetesojne po aq.
Shpresoj qe kjo pergjigje t’ju ndihmoje sadopak dhe mos harroni te kujdeseni per veten.
Ju uroj gjithe te mirat!