Bona 01.02.2022
Nuk shprehem me personat e dashur qe kam afer sidomos te dashurin tim pa e kuptuar un i lëndoj te gjith ????nuk e di cfare te bej te lutem më ndihmo
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Bona, të falenderoj që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
Do të doja të bisedonim më gjatë së bashku rreth shqetësimit.
Fillimisht do të doja të dija, se cilët janë personat e dashur për ty dhe cfarë marrëdhënie ke aktualisht me ta? Ndoshta duke analizuar marrëdhënien me ta mund të gjesh dhe përgjigje për pyetjen tënde, se cfarë të pengon konkretisht të shprehesh me këta persona dhe konkretisht me të dashurin tënd. A janë ata të hapur ndaj teje? A ka ndodhur që të kesh mundur të flasësh dhe cilat kanë qënë pritshmëritë e tua dhe si kanë reaguar këta persona të afërt me ty?
Ndodh që të mos arrish të shprehesh edhe me njerëz të tjerë me të cilët nuk ke shumë afeksion por janë pjesë e jetës tënde?
Ka tema të caktuara që nuk mund ti flasësh me persona të caktuar?
Ndoshta janë shumë pyetje por kështu mund të reflektojmë së bashku se cila është frika jote dhe më pas të punojmë rreth kësaj. Pasi ndjesia që më përcjell është që kjo problematik lidhet me persona të caktuar dhe me nevojat që ke për të qënë në rregull me këta persona. Po lexoj që thua se i lëndon të gjithë. Do të doja të ekpsoloronim së bashku më tepër. Në cfarë rrethanash ka ndodhur të lëndosh dikë dhe si ka qënë kjo situate? Do të doja tju pyesja më tej se nëse ke emra konkret se kë person ke lenduar dhe në cmënyrë e ke bërë këtë gjë? Ndodh që në fakt të mos jemi duke lënduar aq sa mendojmë dhe jo cdo njeri që njohim. Pavarsisht kësaj, të ftoj të na shkruash me tepër rreth marrëdhënieve që ke dhe ndjesive të tua.
Të ftoj të na shkruash sërish në letra si edhe në chatin online të faqes tonë.
Të uroj gjithë të mirat.
Oliana