Këshilla/Blog

Krist 21.03.2022

Jam 21 vjec dhe ky problem po fillon te kete ndikim te madh ne jeten time. Me pengon te flas lirshem te takoj njerez te tjere madje skuqem edhe kur dikush msheh ne sy. Skuqem per cdo lloj gjeje dhe me te vogel. Kam qe ne gjimnaz qe vuaj dhe tani ne universitet .Skuqem kur flas ne shkolle ndersa prezantimet jane tmerr. Nuk di ndonje zgjidhje vetem kam lexuar per disa ilace kunder ankthit , nje i quajtur nardil dukej si zgjidhja e duhur .Ekzistonte dhe nje operacion etc ne lidhje me nervin .Pres nje ndihme me ndonje sugjerim pasi seriozisht po me pengon shume.

  1. Arsss says:

    Keshtu jan shum njerez nuk jeni vetem ju,edhe une keshtu jam skuqem dhe kam turp edhe per gjerat qe i thojn te tjeret un i mar afer zemres dmth qe jemi njerez te ndjeshem, por eshte shume e veshtire nuk mund ta shijosh jeten. Une kam edhe shum simptoma qe ti je me fat qe nuk i ke dhe uroj tmos i kesh. Por mendimi im eshte qe ti duhet te punosh me veten me shume sepse nuk vuan nga ankthi dhe me kalimin e kohes mund te ndryshosh, meri gjerat me sportivitet vertet eshte veshtir por besoj qe ti , une dhe shum njerez te tjere do ia dalim.Gjitha tmirat

  2. Përshëndetje, faleminderit që komunikove me faqen nukjevetëm. Skuqja në fytyrë është diçka që ndodh prej arsyeve të ndryshme dhe mendoj se ajo që ka rëndësi janë pikërisht arsyet që fshehen pas skuqjes: mund të jenë ndjenja të turpit, sikletit ose diçka tjetër. Gjithashtu, do të të sugjeroja që të reflektosh pak për faktin se njerëz të ndryshëm përjetojnë emocione të ndryshme kur komunikojnë me njerëz të tjerë, që do të thotë se gjithkush mund të shfaqë ndonjë problem, askush nuk është perfekt. Dikujt i dridhet zëri, dikush tjetër mund të mos shohë në sy ndërsa të tjerë mund të skuqen, janë vetëm njerëzore si reagime.

    Nëqoftëse nuk përmirësohet mund të shkruash në chat – in e kësaj faqeje ose mund të kërkosh ndihmën e një psikoterapisti/e.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.