19.03.2019
Pershendetje, jam nje vajze 19 vjec dhe jam ne vit te 2 ne universitet. Problemi im eshte qe pavaresisht sa perpiqem nuk arrij ate qe pres, sidomos ne shkolle. Kam qene perfeksioniste ne kete aspekt por jo me. Jam gjithmone prezente si ne leksione dhe seminare, por perseri jam mbartese ne 3 provime, sepse kur vjen sezoni me kap nje frike edhe ankth qe me bllokon komplet sado qe mund te kem punuar gjate vitit. Shpeshhere edhe kur rri, sado qe dukem si vajze normale ne pamje te jashtme, ndodh te me kapin momente paniku dhe sikleti, me duket sikur me dridhen kembet, zemra me rreh shpejt, me crregullohet frymemarrja, me perzihet, me mbulon nje nxehtesi nga brenda dhe me vjen te qaj. Kam nje vetebesim te ulet dhe has veshtiresi ne perqendrim. Mendimet me ngaterrohen, me kap nje shtrengim dhe koka me mpihet, ndihem sikur sjam une. Si pasoje edhe rezultatet jane te uleta gjithmone. Me kishin thene se kjo pjese e jetes eshte e paharrueshme dhe plot gezim po jo per mua. Nuk jam fare e lumtur, nuk e di cpo me ndodh,dua te heq dore po nuk dua te zhgenjej veten dhe prinderit, sepse kisha shume endrra. Qaj shpesh dhe merzitem qe nuk po ia arrij t’ia dal dot mbane dhe ti largoj keto ndjesi negative. Ne pergjithesi jam tip i mbyllur, jo shume aktive dhe kam pak shoqe, por perseri dal me to hera heres, argetohem, por kur vij ne shtepi me kap kjo gjendja. Me duket sikur cdo gje qe bej nuk eshte mjaftueshem per te arritur aty ku dua, dhe ndihem shume keq. E urrej veten qe jam bere keshtu por spo gjej dot rrugen e duhur per te dale nga kjo gjendje dhe per te qene e lumtur perseri. Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ndoshta ti ske dike prane teje,nje mik.
Ja perse te ndodh
Periudha e studimeve eshte nje moment I rendesishem per jeten, por jo cdo here ajo kalohet mire, sepse ne te shumten e rasteve ajo kalohet me sfida, lodhje, pakenaqesi dhe padiskutim dhe gezime. Ajo qe e ben jeten studentore interesante eshte te qenurit aktiv me shoqeri dhe te dhenit maksimumin e asaj per te cilen ti ke shkuar ne studime. Te kisha sugjeruar qe te studjosh ne vendet me njerez, psh biblotekat apo dhe lokale ku frekuentohen nga student, fundja thir ndonje shoqe dhe mesoni ne grup, kjo metode ka dal te jete rezultuese. Shoqerimi me shoqe dhe shoh te ndihmon qe te tejkalosh situaten, edhepse je natyre e mbyllur mundohu qe te krijosh kohe per kohe sociale.
Cdo te mire,
Erduani