Zana 03.01.2021
Pershendetje ! Ka 1 vit qe kan ndodh disa ngjarje te papritura tek un gjeja qe mka trondit me se shumti ka qen zhgenjimi ndaj dikujt qe e dua shum. Prej asaj kohe e deri tani un kam nje nervoz te madhe nervozohem edhe per gjen me te vogel, stresohem shum, kam humbur pesh dhe kam ndryshuar shum si person. Jam munduar qe ta ndihmoj veten por kot tashme stresi dhe kjo gjendje depresive me shoqeron gjdo dit . Pastaj sjellja e atij personit (i fejuari) ka ndryshuar shum mendoj qe e gjith kjo gjendje e imja eshte varet nga ai.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Se pari dua te te falenderoj qe ke zgjedhur te ndash shqetesimin tend ketu. Eshte vertete e rendesishme, qe ne momente te caktuara ne jete, pavaresisht veshtiresise apo sfides te gjehet forca dhe kurajo per te kerkuar ndihme dhe per tu mbeshtetur diku, e kjo vlen per tu vleresuar tek ti. Mund te imagjinoj se po perjeton dhimbje nga dashuria ose me mire mungesa e saj. Duket se plaget e tua jane ende te hapura, kjo mund te jete nje nder arsyet perse ke shkruar shkurt dhe pa detaje, pra ne menyre shume te pergjithshme. Me krijohet pershtypja se ndjen veshtiresi te qendrosh si fillim dhe ti shohesh ato. Nga sa shkruan, mund te kuptoj se mbart brenda vetes dhe shume zemerim. Zemerim, i cili mund te kete arsye logjike dhe te vlefshme, por eshte e nevojshme te pertypet dhe te kuptohet sic duhet. Por, ne keto kushte ajo qe mund te bej jane vetem spekulime. Do te doja te te ndihmoja me teper. Nese me lejon do te doja te kuptoja me qarte cfare po ndodh me ty… Cilat jane ato ngjarje, qe te kane tronditur dhe lenduar? Nese deshiron mund te me shkruash perseri. Gjithashtu, te sugjeroj te konsiderosh psikoterapine si nje alternative e mire, qe mund te te vije ne ndihme per t’u shprehur,per te kuptuar me qarte dhe per te menaxhuar ndryshe c’ka po perjeton. Nese nuk ndihesh gati apo ke veshtiresi mund te shkruash dhe konsultohesh online ne chatin e platformes sone. Uroj te kem ardhur ne ndihme,
Gabriela