Këshilla/Blog

stres 04.06.2021

pershendetje,vuaj nga ankthu ka disa vite mirpo kohet e fundit shum po kam marramendje,kam pas ne fillim te ankthit dhe me esht largu dhe tani kam shum, a ju duket kur jeni duke ndenjur sikur levizni un kurr rri ne nje vend luhatem dhe me mirren me shum mendt sikur me leviz trupi sdi qka esht kjo, si dhe kam nje pulsim mbrapa koke dhe nje tension tek balli,kjo marramendja me shkatrroj me trullavet koka dhe kur jam ne kemb me duket sikur toka shkon te posht sikur kur shkoj te posht mleshon toka ,sdi si kuptoj kto.. kjo luhatje e trupit ky trullim qfar eshte? e keni dhe ju kete.. si e keni marramendjen ju??

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje dhe faleminderit qe na ke shkruar,

    Në fillim të letrës ke shkruajtur që vuan nga ankthi dhe më pas ke listuar disa simptoma (marrjemendja, luhatja në vend, pulsimi mbrapa koke, tensioni te balli, etj), të cilat ne i vërejmë te shumë njerëz që vuajnë nga ankthi.

    Shumë simptoma fizike fshehin ose “maskojnë” shqetësime emocionale të pashprehura, të cilat mund të jenë shtypur prej kohësh dhe nuk kanë gjetur hapësirë për t’u shprehur në mënyra të përshtatshme. Në bazë të simptomave qëndron vuajtja emocionale e patrajtuar ende.

    Nisur nga gjendja që ke përshkruar, kam nevojë të kuptoj nëse ke marrë një trajtim për ankthin dhe nëse po, si ka qenë ecuria. Nëse jo, do të të sugjeroja që të bëje një konsultë për të marrë një terapi (mjekim apo psikoterapi) për të ulur simptomat që po përjetonç.

    Gjithashtu mund të përdorësh shërbimin e chat-it në faqen tonë nukjevetem.al ku mund të flasësh pa pagesë me mjekë dhe psikoterapistë të fushës, me të cilët mund të konsultohesh më gjatë për shqetësimet e tua.

    Uroj ta ndihmosh veten shpejt!

    Përzemërsisht,

    Lediona Braho

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV