Besa 15.04.2022
Jam 30 vj jam nen e 2 femijeve te smur me epilepsi edhe 2 prinder te burrit por ka qe 2 vite me ka kap nje stres sa qe shkon gjendja qe naten jam ngrit nga krevat qe te vetvarem .mundohet te diskutoj me burr por sme kupton asnje sma di si ndihet zemra ime edhe mendja ime
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Besa,
më vjen mirë që shkruajte dhe që po ndan sa vështirësi, shqetësime dhe trishtim ke brenda vetes. Duhet të jetë rraskapitëse për ty me dy fëmijë me epilepsi. Gjithashtu, të ndjej të ngarkuar, dhe jo vetëm të mos kuptuar nga 2 prindërit e burrit dhe nga ai vetë që spot ë mbështet sepse as po arrin ta shohë vuajtjen tënde. 2 vite në këtë gjendje është vërtet shumë, dhe ti ke nevojë për ndihmë. Ti je me të gjithë vuatjen tënde, e cila është kaq e madhe dhe ndihet kaq e pafuqishme, sa si rrugëdalje madje ke menduar vetëvrasjen.
Mund të të pyes sa herë e ke bërë si veprim? Pra, sa herë të ka ndodhur natën të zgjohesh nga gjumi, të ngrihesh nga krevati dhe të mendosh vetëvrarjen? Mesa kuptoj, është një plan konkret në mendjen tënde.Unë dua të dij më shumë sesi ndihet zemra dhe mendja jote.. Ëshë e nevojshme të ndihesh e kuptuar dhe ti vetë të arrish të shohën në pashpresshmërinë që të ka kapluar.
Nuk e di si i ke mundësitë, por shërbimi psikologjik është i domosdoshëm. Mund të orientohesh drejt një psikologu, ose psikoterapist. Ti mund të marrësh ndihmë…Unë jam e hapur në përgjigje ndaj kësaj letre, dhe pres një përgjigje nga ty..
Kujdesu për veten,
Arela