Kasi 23.05.2022
Pershendetje shpresoj te jeni mir
Jam nje djal i ri 23 vjeq dhe kam problem prej fundjt te janarit pasi kam rezultuar positiv me covid dhe gjithashtu edhe ne shkurt me covid kam qen
Kam pas shum problem ne koke me marramendje trullim ne koke dhe shum frik tani po kam shum frik kudo qe jam ngado qe shkoj skam besim ne vete frisoh per gjdo gje kam qen neper mjek mkan than nuk ke asgje veqse eshte nje shqetsim qe truri yt rrin gjdo her ne at mendim mka qit noofen ama po friksohem ta perdori gjdo her se mos mesohet trupi qfar me preferoni te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje kasi edhe un kam ksi simptoma pasi kam kalu covidin a prej nje mosmarveshje ne familje nuk e di qe 1vit e gjys kam problem me koke sidomos mbrapa si trullim shum ndjesi e keqe si met shty dikush mbrapa kam qen te neoroglu mka dhon qetsus antideptesiv po si.kam perdor
Pershendetje Lena po me tregu drejten ka shum tboj me mendime me ksi gjana mirpo njeri pa ka frik mos ndoshta ka ndonje sen ma shum
A po ki ushtim ne vesh dhe sa vjeqe je
Qfar simptoma ki ti ku eki trullimin mbrapa koke apo ku
Pershendetje te gjitheve merini me sportivitet e pa stres pasi sikur ju jam edhe un ..
Jam nje djal 19 vjec edhe qe mbas kalimit te kovidit kam po te njejtat shqetesime sikur ju kam bere te gjitha vizitat si ne turqi si ne itali ashtu edhe ne greqi ku me ka dal cdo gje perfekte.. ju uroj shendet e te mira te gjithve gjithcka do kaloj
Përshëndetje Kasi
Faleminderit që i je drejtuar faqes sonë.
Shqetësimi yt në lidhje me këto përvoja pas kalimit të Covid është një shqetësim që në një formë apo tjetër është raportuar nga shumë persona të cilët kanë kaluar këtë sëmundje.
Edhe pse studiuesit janë ende duke mbledhur informacion më tepër mbi pasojat e lëna nga Covid, është e pranuar që njerëzit kanë raportuar stres apo ndjenja ankthi, mendime negative në periudhën pas covid që mund të zgjasin për disa muaj.
Në bazë të asaj që tregon se pas ekzaminimeve të mjekëve ata kanë përjashtuar që aktualisht të kesh ndonjë problem fizik atëherë shqetësimi yt më së shumti lidhet me frikën. Shpesh mund të ndodhi që pas kalimit të një eksperience të vështirë apo të rrezikshme shëndetësore personat të zhvillojnë një farë frike se gjendja mund të përkeqësohet apo se dicka nuk është mirë në fizikun e tyre. Gjendja e stresit mund të reflektohet pastaj edhe në aspektin fizik.
Ajo që mund të vij në ndihmë në këto raste është që të kujdesesh sa më shumë për veten si nga ana fizike, por edhe emocionale. Disa këshilla që sjellin efekte pozitive janë:
– kujdesi për të ushqyerin shëndetshëm (ulja e stimuluesve si kafeja apo alkooli qe mund te nxisin anen fiziologiike)
– pasja e një rutine ditore për gjumin
– marrja me aktivitete fizike apo thjesht ecje në natyrë
– të folurit për këto shqetësime me persona të cilët të mbështesin
– bërja e aktiviteteve të cilat të pëlqejnë
– të kaluarit kohë pozitive me shoqërinë apo familjarët e tu.
Gjithashtu për të folur më tepër mbi frikën apo mendime negative që të vijnë dhe si t’i menaxhosh sa më mirë ato mund t’i drejtohesh chat online me psikologët e faqes në oraret e përcaktuara apo nëse e ke mundësinë mund t’i drejtohesh një psikologu për të marr këshillim.
Të urojmë gjithë të mirat!
Staf i Nukjevetëm.
Pershendetjee dhe un jam njesoj ksshtu me koken me heret kkisha mendime te kqjja dhe prap me vijn por jo si me par. Por kjo ndjesi e kokes po me rondon shum koka shum e rend me vjen sikur me lpas diqka ne kok dhe maramendje kam spo jam e koncetruar fare per naisen se rondohem shum kam frik frik mos me ndodh diqka a e keni dhe ju kte ndjesi dhe spo guxoj me dal vetem n jasht kam dy femij spp kam vullnet per asgje po tutna me dal mos pom ndodh diqkq apo pp bie nga maramendja a e keni dhe juu kte ndjesi ju lutem se jam shum keq
Pershendetje era edhe un qe 1vit e gjysme vuaj nga kjo gjendje kam pasur shume simptoma po vetem kjo gjendje e kokes nuk po me kalon nganjer me duket si me leviz diqka ntrup her ne koke koka mbrapa e ronduar shum gjendje e keqe sdi si do te kaloj
Era po ashtu eshte, gjith ate gjendje ashtu e kam, mirpo inshallah eshte kaluese dhe gjdo gje do behet mir
Lena pershendetje a ke dhe ti marramendje koka e trullosur sikur te leviz kokaa ndjej e keqee pa rehati sikur te shtyn ndokush nga mbrapa
Po te gjitha keto simptoma i kom dhe nervozohem shum shpejt kur jam ne at gjendje nuk mundem ta duroj askend e kam nje djal te vogel mundohem qe te qetsona po ankthi esht tmerrrr kjo gjende e kokes me frikson aq shume sa qe them mos kam ndonje semundje ne koke a diqka.a ke bo kontrolla ti
Prsh . Edhe un jam ne kto gjendje ankthi qe gati 1 vit . Por jam munduar te ja dal vet pa perdorur ilace sepse sdua qe te varem nga medikamentet . Por jam duke ja dalur , po e kaloj ankthin . Dhe menyra e vetme qe kam ndjekur eshte qe kam ndjenjur thuaja gjate gjithes kohes ne bashkebisedime me shoqerine dhe kam bere shum aktivitete fizike dhe me kane rezultuar mire . Rendesia me e madhe eshte qe duhet te qendroni te qete edhe sa me shume aktivitete fizike se ndryshe eshte veshtire per tu kaluar kjo gjendje .