Nusepashke 17.03.2023
Pershendetje! Jam nje vajze 21 vjece dhe kam qene ne nje lidhje prej 2 vitesh me nje djal. Mendoj se jam ende tani per tani. Problemi eshte qe doja ta njihja para se tua prezantoja familjareve. I tregova njerit prejt tyre,tezes, per te pasur nje mbeshtetje dhe per te marr pse jo nje mendim. Ja pershkruajta si person dhe mund te them se ca cilesit e nje mashkulli ideal, punetor i zgjuar i shkathet pa vese… por vjen nga nje familje e varfer. Une si vajz vije nga nje familje mesatare smund te them shume e pasur por me standarte me shume te larta se ai. Edhe ideja se nese vazhdoj me te akoma do ti lendonte prindrit e mi pasi goca e tyre do ju vuante. Jam dhe femija me i vogel dhe e vetmja vazje. Ai djal eshte ne mosh me mua, nuk eshre ne pune dhe ska punuar me perpara. Frika ime eshte qe nese vazhdoj do kem familjen kunder dhe do vuaj ne kete jete duke mos pasur mundesi te shijoj asgje pasi sot duam apo sduam ta pranojme nese skemi baza financiare te mjaftueshme nuk shijon dot asgje ne jete ne maximum dhe ndoshta as mund te krijosh familje. E kam pas menduar shume kete qe dite qe u njoha me te. Por mendoja se do punoja si une e ai por seshte e mjaftueshme pasi prindrit e tij ne te ardhmen do ti financoi ai. Dhe une do te jem ne sherbim te tyre. Ju lutem me jepni nje mendim !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Uroj që kjo letër të të gjejë mirë. Më vjen keq që je e dyjëzuar mes së tashmes (marrëdhënies që ke me atë djalë) dhe frikës për të ardhmen. Duket sikur gjendja ekonomike e djalit që ti shkruan, nuk është problem vetëm për familjen tënde por edhe për ty. E them këtë sepse në letrën tënde ti shkruan se baza financiare ka shumë rëndësi për të jetuar jetën në maksimum dhe e ke menduar që ditën që u njohe me atë. Pra, një marrëdhënie që ka filluar me ndjenjën e pasigurisë dhe frikën për të ardhmen.
Do të ftoja të më rishkruaje, për disa pyetje. Cfarë do ti nga një marrëdhënie? Cilat janë nevojat e tua? Sa i plotëson kjo marrëdhënie nevojat e tua? Ke folur me partnerin tënd, në lidhje me frikërat apo gjërat që të mundojnë mbi marrëdhënien tuaj? Nëse po, si je ndjerë?
E kuptoj, që ke nevojë për siguri në lidhje me të ardhmen, por askush nuk mund ta parashikojë atë dhe nuk është nën kontrollin tonë. Atë që ke ti në dorë, është e tashmja. Andaj, përpiqu të fokusohesh në atë që ti do, nevojat që ke në të tashmen dhe sa kjo marrëdhënie është në gjendje ti plotësojë këto nevoja. Është një vendim që të takon vetëm ty. Për të ulur nivelin e stresit që shkruan se po përjeton, më lejo të të them që jeta e çdo njeriu është e përbërë nga vendime të sakta dhe të gabuara. Cdo vendim ka rëndësinë e vetë dhe mund të të ndihmojë të mësosh dhe të njohësh më shumë veten.
Uroj që të të kem ndihmuar sado pak. Më rishkruaj për çdo paqartësi apo pyetje në vazhdim.
Gjithë të mirat!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike