12.05.2017
Prsh ! Dua tju pyes kam reth 3 muaj qe nuk arrij ti kontrrolloj dot nervat . Kam 3 vjet e lidhur me nje djal dhe prsh kur ai del me shoket ose ben dicka qe esht jashtzakonisht normale nqf un i them nisu per shtepi dhe ai me thot jo un filloj stresohem qaj dhe i gjuaj dickaje … thjesht nuk arrij ti kontrrolloj dot nervat filloj stresohem direkt per gjen me te vogel me thoni dot si mund tja bej?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Sa i perket shqetesimit tuaj mendoj se ju jeni prekur nga simptomat e xhelozise dhe deshires per ti pas gjerat nen kontroll. Qe nje lidhje te funksionoje duhet te kete besim, ngaqe besimi eshte proces i gjate per tu arritur. I’a ke bere pyetje vetes nese e beson te dashurin tend?! Pergjigju vetes tende jo mua.
Nese doni qe te krijoni nje mardhenie ne piken ku ju jeni, mundohu qe ta lesh te lire te dashurin tuaj kur ai ka pune apo angazhime te tjera, ose fundja kur eshte me shoqerine e tij. Jeta eshte e perbere nga shume situata dhe shume njerez qe na rrethojne, jane miqte, jane familja je dhe ti eshte shkolla dhe puna.
Te keshilloj qe edhe ti tu kushtosh kohe te dashurit tend aq sa ate nuk e mbyt. Pra, mundohu ne mirkuptimin e siper te japesh lirine dhe mos e mbysesh me posesivitetin tend qe ne fund mund te shkoj deri ne ndarje. Nje nga shkaqet qe e mbysin nje mardhenie eshte kontrolli i tepert dhe xhelozia e semure. Krijo besim tek pertneri juaj dhe shiko se cfare ndryshimi do kete ne jeten tuaj.
Duke uruar qe te na shkruani serisht, ju uroj gjithe te mirat!