Ajo 04.11.2019
Jam ne nje lidhje dy vjecare.vendosem te fejohemi .prinderit e tij nuk duan dhe pse djali behet keq pa mua . Thon se kan pretendime per krushqin une vij nga nje familje e shkelqyer jo te pasur po as te varfer kurse ata jan te pasur .e diskutova ne familjen time kete fakt dhe prinderit thon kur ste duan prinderit e tij ske ca ben ne mos sot neser do kesh probleme kjo me shkakton ankth e stres sdi cte bej si ta menaxhoj jam e vdekur brenda she i dashuri gjithashtu vetem qajme po ska zgjidhje .une jam nje femer qe vetes i dal zot vet jam puntore e jam ne rregull me jeten time
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Dashuria eshte e bukur. Por shiko veten njeher me pas familjen. Pst shiko cmund te besh me kete djalin beni nje bised si dy te rritur qe te dilni vet ne jet pa ndihmen e prinderve. Nqs se dashuria do u mbizotoroje. Dhe prinderit do kthehen me pas tek ju.
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe ndave me ne shqetësimin tend dhe me vjen keq qe gjendesh ne nje situate te tille. Marredheniet ne cift jane mes ciftit dhe nuk me duket e drejte qe kur ju te dy deshironi te fejoheni dhe te jeni bashke te beni nje zgjedhje tjeter per shkak te deshirave te prinderve.
Sigurisht qe nese prinderit e tij nuk jane dakord kjo mund te krijoje veshtiresi per ty, qofte ne marredhenien qe do te krijosh me ata, qofte ne marredhenien qe ke me te dashurin. Duket qe tek te dy ju ka shkaktuar shume dhimbje kjo situate. Te dy jeni te rritur dhe vendimi ju takon vetem juve, uroj qe te gjeni zgjidhjen e deshiruar!