Besa l 30.03.2022
Pershendetje,
Jam 21 vjece dhe qe nga 2020 u njoha me nje djal, pastaj po ne ate vit u fejuam , para se te fejohesha kisha shum stres dhe mendoja vetem gjera negative, cdo dite ndjehesha e semur, sikur kam lemsh ne fyt pastaj te perziera e te vjella, humba 4-5 kg , kjo situat po vazhdon akoma sikur cdo her jam e semur , nuk kam fuqi lodhem shpejt , nuk me rrihet ne shtepi po as nuk me dilet jasht me shoqeri dhe kur dal nuk argetohem shkaku i stresit mendoj. Me kap paniku dhe stresi kur mendoj dicka per te ardhmen , kur kam te dal diku me ndonje ka familjaret e te fejuarit ose nga shoqeria gjithmon m shfaqen simptomat e larte permendura dmth lemsh ne fyt te perziera shumicen e rasteve edhe vjellje. Ne vere kam dasem dhe nuk e di se si do ia dal , ndjehem shume e pasigurt per veten dhe per hapin qe do mar.
Harrova te cek qe ne fillim shkoja shpesh te mjeku por me thoshte se nuk ke ndonje semundje po ti je tip shum i ndjeshem dhe prekesh shum . Edhe ne internet lexoj per vjelljet dhe te perzierat qe shkaktohen nga stresi dhe ankthi po kjo situat eshte shume e veshtire nuk ia dal dot .
Pres ndonje keshille nga ju…