Linda 10.10.2019
Pershendetje kam djalin 11 vjeq qe kater vite mjekoj per epilepsi doktori thot qe esht gjendja e tij mir dhe sherohet por une jam gjith kohes ne stres kam luhatje te disponimit mrenda dites me ndodh qe ta kem nje dridhje trupit deri tani e kam menaxhu veten tash djali po shkon tu rrit shqetsimi jem akoma ma shum shum her skam deshir as disponim per asgje kerkoj nje keshill por besoj jo me qetsus kam perdor her pas here bedoxin B6 por nuk pe shoh si zgjidhje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Te njejtin problem kam dhe une , qe 1 vit , nuk po gjej zgjidhje ,ilaqet vetem qetesojne , nuk sherojne
Përshëndetje Linda,
Faleminderit që na ke kontaktuar për shqetësimin që je duke kaluar.
Me sa po kuptoj situata me të cilën je duke u përballur këto katër vite nuk është aspak e thjeshtë. Për këdo do të ishte një sfidë e madhe emocionalisht të përballet çdo ditë me sëmundjen e fëmijës së vetë. Sfidat që po të vendos përpara rritja e djalit mendoj se janë të shumëllojshme dhe gjithashtu edhe frikërat e tua mund të jenë të shumta.
Të gjitha këto përgjegjësi e bëjnë tërësisht të kuptueshëm stresin që je duke kaluar dhe atë që ti quan luhatje të disponueshmërisë. Do doja të dija pak më shumë mbi këtë, por me aq sa ke përshkruar mund të mendoj se mund të ketë të bëjë me lodhjen dhe mungesën e energjive që je duke përjetuar pasi shumica e energjive të tua gjatë ditës shkojnë për përkujdesjen e djalit.
Këshilla që shoh me vend të të jap me kaq pak sa mund ta kuptoj situatën që je duke kaluar është që nëse ke mundësi të kërkosh ndihmë për përkujdesjen e djalit tuaj. E kuptoj që ndoshta për ty mund të jetë e vështirë tja besosh këtë detyrë dikujt tjetër, por mendoj që është shumë e rëndësishme t’I lejosh vetes disa orë pushim.
Ndoshta kjo mungesë disponueshmërie që je duke ndjere është tregues si lodhjes së madhe që je duke ndiher dhe mund të rimekëmbesh vetëm nëse arrin të gjesh mënyrën për t’u shplodhur. Një ide mund të jetë që qoftë për 2-3 orë në ditë të shkëputesh dhe të bësh diçka thjesht për vete. Të takosh një mikeshë apo të afërmit e tu që të bëjnë të ndihesh mirë dhe e kuptuar. Mendoj që edhe yt birë do të përfitone nga kjo pasi ti do të ishe më e qetë.
Një sugjerim tjetër do ishte nëse i ke mundësitë, të takohesh qoftë edhe një herë në javë me një psikologë apo psikoterapsitë. Mendoj që do të të ndihmonte shumë që të bisedoje mbi ato çka ndihen me dikë që do të jetë aty për t’u kujdesur për ty, ashtu siç ti je gjithnjë aty për t’u kujdesur për djalin tënd.
Të shprehurit e këtyre ndjesive që të ngarkojnë me dikë që është aty për të të kuptuar dhe për të të ndihmuar se si të mësosh t’i menazhosh këto shqetësime mund të jetë sado pak shëruese për dhimbjen tënde.
Nëse do kesh dëshirë të ndalesh më tej mbi përjetimet që të mundojnë këto kohë e mirëpres një përgjigje.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina