Këshilla/Blog

Al 13.10.2019

Pershendetje me falni per shqetesimin …. U ben gati 3 vite qe vuaj nga ankthi dhe nga ataket e panikut me ka fillur kot nuk kam pas asnje arsye …..por po me behet e pa durushme cdo nat me duket sikur nga momenti ne moment do vdes

  1. Era says:

    Kur te zgjohesh diten tjeter mendo cfare ndodhi dje ? Asgje… thjesht nuk lejon veten te shijoje diten dhe jeten po ashtu.

  2. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje,
    Më vjen keq që ndihesh kështu. Edhe pse në dy rreshta tekst, ndoshta gabohem por marr ndjesinë se po përjeton ndjenja faji. E them këtë pasi kërkon falje për shqetësimin, thua se duhet të kërkosh ndjesë që po e drejton këtë pyetje si dhe frika se mund të ndëshkohesh nga momenti në moment.
    A të vjen ndonjë gjë ndër mendje kur përjeton këtë gjendje? A ka ndonjë person apo persona të cilët të vijnë vazhdimisht në mendimet e tua? Çfarë emocionesh ndjen?

    Je e mirëpritur të shkruash sërish,
    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV