Këshilla/Blog

17.04.2016

Si vjet jam ne klasen e 10-te dhe ndihem shume e stresur. Nuk fle aq sa duhet dhe gjate gjithe kohes ndihem e lodhur. Shpesh ne gjume shikoj endrra t keqija per nota te keqe qe mund te marre. Ka raste qe dua te rri gjithe diten ne shtrat dhe nuk kam deshire te bej asgje, as te ha, te pi, te dale etj. Cfare mund te bej per te luftuar dhe per t’u cliruar nga ku stres? Si mund te rrise vetvleresimin time?

  1. M.Xh says:

    Pershendetje, kuptoj qe po kalon nje gjendje te veshtire keto kohe ne jeten tende. Doja te pyesja nese kjo lidhet vetem me kalimin nga shkolla 9-vjecare ne klasen e 10-te apo eshte e lidhur edhe me situata te tjera qe ti po kalon ne jeten tende?
    Ti thua qe sheh endrra sikur merr nota te keqija, por ne te perditshmen a shqetesohesh ti kaq shume per performancen ne shkolle?
    Nese ke deshire mund te shkruash perseri disa nga situatat qe ty te bejne te kesh nje vetvlersim te ulet per veten dhe te cojne ne gjendjen ku nuk ke deshire te besh asgje. Ne kete menyre mund te punojme per te ndihmuar me konkretisht se si mund te punosh me vetvlersimin tend.

    1. Anonymous says:

      Faleminderit per interesinn qe treguat
      Kam pershtypjen se nuk ka te bej shume ky stres me kalimin nga shkolla 9-vjecare ne ate te mesme. Me e drejte do ishte te themi se ky kalim i ka “renduar” keto ndjenja. Pra, edhe ne klase te 9-te e ndjeja kete stres.

  2. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje, hapi i pare drejt zgjidhjes se problemit eshte te pranosh qe ke nje problem, ndaj te falenderoj qe i je drejtuar faqes sone.
    Ju tregoni se jeni ne klasen e 10 dhe nuk keni regjim ditor te shendetshem. Thoni se jeni e stresuar , por a mund te identifikoni arsyen e stresit tuaj? Gjumi i parehatshem padyshim qe ndikon ne cilesine e jetes suaj gjate dites pasi gjumi eshte nje nevoje paresore e njeriut, sidomos e ne moshen tuaj. Cfare ju mban zgjuar? Perpiquni te vendosni nje rregjim ditor te shendetshem, duke i dhene kohe te mjaftueshme nevojave tuaja baze.
    E nese e keni te veshtire mund te na shkruani perseri.
    Gjithe te mirat.

    1. Anonymous says:

      Nuk e di nese ka rendesi, por do doja te permendja edhe faktin se jam turni i dyte ne shkolle. A a te bei kjo me prishjen e rregjimit time ditor?
      Ajo c’ka une dua te bej eshte te punoj me veten, sepse kam vene re se une jam gjykuesi me i ashper i vetes. Do doja te gjeja menyra te ndryshme per te qene ne gjendje te pranoj nota jo dhe aq te mira, pa u ndier kaq keq…
      Ju falenderoj per kohen tuaj

      1. MSc. Orsjola Qendro says:

        Pershendetje serish,
        fakti qe mesimin e zhvillon ne turnin e drekes, pra ne orarin 13.00- 18-00 mund jete nje arsye, por tashme ju jeni drejt fundit te vitit shkollor dhe ndoshta duhet te ishit mesuar. Ju thoni se e gjykoni veten ashper, dhe kjo eshte nje arsye shume me e madhe per te mos jetuar e qete. Ju keshilloj te vazhdoni te punoni fort per synimet qe i keni vene vetes. Dhe nese ndiheni keq per rezultatet e arritura, ne vend qe te mbartesh fajin per periudha te gjata, kap momentin per te analizuar faktoret qe ndihmuan dhe ata qe penguan suksesin e plote. ndoshta do te vazhdosh te jesh e ashper me veten, por ke per detyre te jesh e drejte.
        Ju uroj suksese!
        Dhe mos harro: Nuk je vetem.
        Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV