Këshilla/Blog

Nora 20.01.2020

– [ ] Pershendetje po ju shkruaj per nje shqetesim qe kam. Une jam 21 vjeqare. Studimet kam perfunduar ne qershor-2019 ne kohen e duhur ,mirpo problemi eshte sepse vitin e fundit te studimeve fillova kursin e gjuhes Gjermane, ne ate kohe kisha shume stres sepse ishin provimet, pregaditje per temen e Diplomes dhe testet javore qe kisha ne kurs. Edhe ne jeten e perditshme jam person qe gjerat i marr shume me stres qdo gje qe beje mirpo tash me jam lodhur shume dhe kam ndryshuar shume sepse tash gjithqka kam me orar gje qe me jan bere shume monoton , dhe si tipe jam bere shume ma e mbyllur ne vete. Tashme jam vetem ne stazh dhe kurs mirpo tash kam shume mendime negative, qdo gje prap me stres jo qe perfitoje diqka mirpo eshte qe sa them me vete do ndryshoje prap nuk ndodhe si lloj mosbesimi ne vete, dhe sa do qe di nuk foli asgje ne kurs vetem ndegjoje gje qe po kam pastaj probleme ne te folur ne gjuhen gjermane. Kohe per me u marre me diqka tjeter per fate te keqe nuk kam sepse prej ora 07:00 – 19-00 jam gjithmone nxon, dhe per kete shkake qe shume e ngarkume jam shume pak mundem me u koncentru ne mesim. Dhe juve deshiroj te ju beje pyetje se si mund te qetsohem, ti largoje mendimet negative, dhe te jem e koncentruar ne mesime sepse tashme kam pothuajse fundin e kursit dhe kam 2 provime qe jane shume me rendsi e qe stresi prap po dominon shume .Shpresoje qe sdo ju marre shume kohe pres pergjigjje sa me shpejt . Gjitha te mirat.

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    E shoh që je e ngarkuar dhe e besoj që nuk është aspak e lehtë të jetosh nën stres për një kohë të caktuar. Së pari, më lejo të të përgëzoj për arritjet e tua, besoj ia ke dalë mbanë në disa gjëra për të cilat duhet të jesh krenare. Nga ana tjetër, shoh që je e stresuar dhe ke mendime negative. Cilat janë këto mendime negative? Për çfarë gjërash mendon negativisht?
    Ajo që kuptoj nga letra jote është se je e qartë që ke nevojë të ndryshosh dhe kjo është diçka pozitive. Zakonisht, në jetë përjetojmë disa momente të tilla: momente në të cilat e dimë se duhet të ndryshojmë, por ndryshimi nuk është i lehtë. Arsyeja kryesore: të gjithë kemi njëfarë rezistence të brendshme ndaj ndryshimit, na duhet të heqim dorë nga disa gjëra për të përqafuar disa gjëra të tjera.
    Ndaj, në letrën tënde e kuptoj që ke nevojë të ndryshosh, por ajo që nuk del qartë është SESI. Në një moment përmend mosbesimin në vete, nga ana tjetër thua që je shumë e zënë. Si mendon? Gjërat që po bën aktualisht në jetën tënde a të përmbushin, a të bëjnë të ndihesh mirë dhe e përmbushur si person? Apo ndihesh e detyruar për t’i kryer? Nëse është kështu, përse? Përse ke vendosur të bësh gjëra të cilat të stresojnë dhe nuk të japin qetësi? E di që nuk janë pyetje të lehta, por mund të marrësh pak kohë të reflektosh për to. Ndonjëherë zgjedhjet tona ndikohen nga shumë faktorë dhe nuk është e lehtë t’i argumentosh, por unë të sugjeroj që të provosh ta bësh.
    Medito me veten dhe përpiqu të kuptosh se cilat janë gjërat më me vlerë në jetën tënde, për cilat gjëra ia vlen të luftosh dhe cilat prej tyre do të të bëjnë të lumtur.
    Së fundmi, të këshilloj të gjesh mënyra dhe alternativa për t’u kujdesur për veten tënde. Disa gjëra që e mbrojnë mendjen dhe shëndetin mendor nga stresi dhe ngarkesa psikologjike janë: koha cilësore për veten, ushtrimet, mirëushqerja, relaksimi, mbështetja nga familjarët dhe miqtë, aktivitetet që të japin kënaqësi, etj. Uroj që t’i kesh në dispozicion këto burime dhe t’i shfrytëzosh në favorin tënd.
    Na shkruaj për çdo gjë, jemi këtu për ty nëse do kesh nevojë për ndihmë të mëtejshme.
    Përzemërisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV