15.05.2017
Pershendetje kaq shume kohe qe vuajtjesh nga stresi dhe ne momente te lumtura…nje dite prej nje provimi ne fizike per pak rash ne gjendje depresioni,pervec mamase nuk kam kujt I hapem,vuajtjesh gjithashtu nga bullizmi ne klase sepse jam e shendetshme?
Ju lutem me jepni disa keshilla qe te ndihem pak me mire☺
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Faliminderit e dashur qe na ke shkruar per bezdisjet qe ke. Per te te dhene nje pergjegje sa me te kompletuar, na thuaj se cfare moshe je? (tek berja e pytjese ke mundesi te perzgjedhesh moshen dhe gjinine).
Presim pergjegjen tende dhe mos harro, Nuk je Vetem.
Stafi i Nuk Je Vetem
Pershendetje
Sa i përket shqetësimit tuaj mendoj se është normale të jesh e stresuar dhe e ngarkuar emocionlaisht. Mendoj se duhet të flasësh dhe një herë me mamin për shqetësimin e bullizmit. Duhet të hapesh sinqerisht me nënën tënde dhe le të bëj një vizitë në shkollë dhe të diskutoj bashkarisht me mësuesen apo kujdestaren për problemin tënd dhe shikoni ndonjë zgjedhje që mos përsëritet më.
Sa i përket çështjes së peshës normalisht që do të thoja që qëndroi një dijete dhe shiko nëse ka ndonjë efekt. Por ajo që është me rëndësishme është të pranosh veten siç je, sikurse të metat dhe aspektet pozitive. Duhet të krijosh vetbesim në veten tënde, edhe nese ke diçka mangët mund ta plotësosh me diçka tënden të fortë. Besoj se ti ke vullnet për të ndryshuar gjëndjen në të cilën je. Me përpjekje çdo gjë është e mundur.