ana 10.02.2021
Pershendetje. vuaj shume nga gjendja emocionale jam shum e ndjeshme.
para 5 vitesh kam perfunduar ne spital sepse me kapi paniku rrahje zemre te larta.
nga ajo filloi edhe lukthi.
nuk jam kuruar shume me ilace sepse dua te qendroi sa me large tyre.
fillova te kem 1 jete aktive dhe nuk kisha problem.
ka 1 vit nga situata punoi ne shpi.
me eshte rikthyer perseri ajo gjendja e frikes sikur me gulcon zemra. kam bere analiza dhe nuk kisha problem. sepse kur kam gulcim ose rrahje zemre nuk kam dhimbje gjoksi ose shpim.
me kane pushtuar mendimet negative. dhimbje koke qafe e mbyllyr ne vete. vetem me vjen te qaj per cdo gje negative qe mendoi degjoi apo shikoi.
e vetmja menyre qe gjej qetsi eshte qe dal jashte mbushem me fryme mbrenda me duket sikur po plas.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
?jam njejt si ti e ndishme me emocione negative merzitem shoejt a ka dikush qe e ka kalu kete merzitje vuaj nga kjo qe 4 muaj ??
Konsultohu me nje mjek psikiater te shpetosh njeher e mire ..eksperienc personale .6 vizita analiza kardiologji e asnje perfundim snxora me nje mjek te shendetit mendor (psikiater) gjeta zgjidhje .largo kafe alkol pije energjike .ti spo arin ta menaxhosh dot me .
Përshendetje dhe faleminderit që na shkruajte! Më vjen keq për situatën që po përjeton, pandemia siç duket ka sjellë në pah probleme të përjetuara më përpara. Sigurisht, këshilla ime e parë në këtë rast është që të kontaktosh sa më shumë të mundesh me njerëz, mundësisht fizikisht por edhe online ose në telefon. Fol me njerëzit që të mbështesin, të afërm ose jo, shprehu atyre shqetësimet e tua.
Gjithashtu, përpiqu të dalësh, pasi siç po thua kjo të ndihmon. Madje nëqoftëse merresh dhe me aktivitete fizike në natyrë, mund të jetë akoma më mirë, për të lehtësuar ankthin. Ushqyerja e shëndetshme, gjumi i rregullt, meditimi janë disa gjëra që mund të bësh përsëri për të lehtësuar ankthin. Në momentet e vështira që mendon negativisht, përpiqu të mendosh për një vend ose imazh ose një situatë që të sjellë ndjenja pozitive dhe thuaji vetes “ndal” nga mendimet jo të mira.
Nëqoftëse këto nuk funksionojnë, atëherë do të të sugjeroja të konsultoheshe me një
psikoterapist.
Gjithë të mirat,
Veronika