Këshilla/Blog

AM 28.04.2022

Jam 22 vjece jam fejuar me shkuesi para 2 vjet me deshiren time, edhe 2 muaj kemi dasmen por un jam shume ne stres saher qe e mendoj,kam edhe simptoma si dhimbje koke te perziera qe ndonjeher perfundojn ne te vjella, ndihem e lodhur skam pik fuqie jam mbyll nshpi dhe kjo me pengon akoma dhe me shume gjith dites ne mendime,shpesh me behet nyje ne fyt dhe mjeku mtha shkaku i stresit nuk ke dicka serioze.i fejuari im jeton jasht shtetit dhe sikur jam ftohur nga ai por mendoj shkaku i stresit. Rrall here kam pi edhe ilac antidepresion helex 0,25 mg, dhe nuk e di a eshte mire ti konsumoj me shpesh apo jo , nuk kam zgjidhje tjeter se si ta kaloj, mundohem te qetsoj veten por jo nuk ia dal dot. Pres keshille nga ju ju lutem.

  1. Donika says:

    Pershendetje , po besoj qe eshte normale cdo vajze para martese ka keto emocione te perziersa dhe stres , qetsohu cdo gje do behet mire , mos e ngarko veten aq shume

  2. Ana says:

    Nuk duhet ti pish hapat ndonjehere veqse por duhet non stop me mendim te mjekut athere te ndihmojne sepse antidepresantet nuk ndihmojne nese nje dite e pin e 3 jo, po duhet cdo dite edhe duhet kohe deri sa te funksionojne ne fillim deri ne 4 jave!

  3. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje AM, faleminderit që na ke shkruar dhe na ke besuar shqetësimin tuaj. Martesa dhe dasma janë evente shumë të rëndësishme në jetën e njeriut duke qënë se sjellin shumë ndryshim.
    Është e natyrshme që nga ndryshimet të kemi frikë pasi e panjohura në vetvete shkakton ankth. Ideja sesi jeta juaj do të jetë, se cfarë do të ndryshoj në rutinën tuaj sjell ankth.
    Deri diku ky ankth është I shëndetshëm, është reagimi që ka psikika jonë ndaj ndryshimeve.
    Pavarsisht kësaj është e rëndësishme që të eksplorosh disa gjëra me veten tënde. Mund ta bëjmë së bashku. Cfarë të shkakton frikë në vetvete? Ideja që do të ndryshoi statusin apo ideja që do të ndryshoni statusin me personin në fjalë? Ndoshta do të ishte mirë që të komunikoje me të fejuarin tënd dhe ti tregoje se cfarë ndjeje në lidhje me dasmën dhe hapin që do të merrni. Komunikimi mund ta lehtësoj frikën tënde.
    Kam ndjesinë se je duke ndjerë pasiguri në këtë vendim që ke marrë. A jam drejtë? Nëse po me cfarë e lidh këtë pasiguri? Cila është ajo gjë të cilës i trembësh më së shumti? Mund të flasim më gjatë në lidhje me situatën stresore ku ndodhesh.
    Në lidhje me medikamentin që ke marrë, duke mos qënë eksperte në këtë fushë nuk të jap dot një rekomandim. Të këshilloj më së tepërmi të qëndrosh pak me veten tende, të flasësh me veten tende. Jemi edhe ne pranë teje. Mund të na shkruash sa herë të kesh nevojë si në letra edhe në chatin online të faqes sonë.
    Për të reduktuar sadopak stresin të këshilloj të qëndrosh me persona të cilët të dëgjojnë dhe janë pranë teje, të nisësh aktivitet fizik qoftë edhe thjesht ecje në ajër të pastër si edhe të kujdesesh për të ushqyerin dhe gjumin.
    Uroj tju kem ardhur sado pak në ndihmë dhe të uroj sa më shumë qetësi. Gjithashtu shijoje këtë periudhë të ndryshimit të statusit në jetën tuaj.
    Oliana

  4. AM says:

    Pershendetje e dashur
    Pergjigjen tende e kam lexuar para disa diteve dhe vendosa te veproj sic me keni keshilluar ju, dhe sot ndjehem me mire, kam biseduar me te fejuarin rreth dasmes dhe me kuptoi shume mire dhe sikur mu largua paksa ai ankth qe kisha, kam filluar me aktivitete fizike dhe jam me mire edhe me trupin tim, poashtu edhe ha ushqim me mire…
    Po mundohem qe mos mendoj shume rreth dasmes dhe jetes se re as edhe familja nuk ma permend shpesh sepse po me bezdiste kur flisnin vetem per dasmen time.
    Kam filluar edhe pergatitjet per dasem dhe po mundohem sadopak ta shijoj kete periudhe.
    Por problemi im nuk eshte se pse ndjehem me stres dhe ne ankth vetem se me shqetson fakti qe kam te perziera ne raste stresuese dhe kam frike se mos jem keshtu edhe diten e dasmes dhe nuk di se cfar te bej per ta larguar.
    Te falemnderoj nga zemra qe me ndihmove , une do ju shkruaj serish kur do kem nevoje .❤️

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.