Këshilla/Blog

17.04.2018

Pershendetje. Jam nje vajze 27 vjece, para 5 muajsh me ka zene nje dhimbje e forte koke nga mbrapa , kam patur dhe rrahje te shpejta te zemres ,te vjella, te dridhura dhe si ndjenje ankthi.Me kalimin e kohes keto simptoma me jane zbehur. Me ka ngelur vetem dhimbja e kokes dhe te trazuarat. Jam vizituar ne neuroloj dhe me ka dhene vetem per 10 dite nga gjysem xanax 0.25 mg ne mengjes,dreke dhe darke pasi me tha qe e kisha thjesht ngarkese nervore. Ezheja, skaneri dhe analiza te tjera me kane dal ne rregull. Gjate ketyre 10 diteve dhimbja e kokes me ka pushuar por ne momente te caktuara me kapte pak si ankth por me kalonte. Me pas qe nuk perdora me ilace kisha perseri dhimbje te forta koke me shtrengonte nga pas dhe me trazohej perseri por e kalova dhe kete. Tani kam disa dite qe me kap nje si lemsh ne gryke dhe sikur me kap dicka te veshet , si shtrengim nuk di si ta shpjegoj sjam e qarte shume dhe koka me rri pak si e mpire. Gjithcka tjeter e kam ne rregull, rrahjet e zemres dhe nga gjendja emocionale jam e qete. Cfare me sygjeroni te bej, si ta kaloj dhe kete?

  1. Ermal Azisllari says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që zgjodhe të ndash shqetësimin me ne.
    Nga situata që përshkruan, dhe duke qënë se janë përjashtuar shkaqet mjekësore, duket se je duke kaluar një situatë tëpërsëritur ankthi, i cili mund të gjenerohet nga faktorë të ndryshëm stresues në jetën tënde. Mjekimi që të është dhënë nga mjeku neurolog herën e kaluar shërben si një trajtim i përkohshëm i simmptomave që lidhen me situatën e ankthit që ke qënë duke kaluar në atë periudhë, por që nuk garanton që ankthi nuk do kthehet përsëri.
    Ankthi është një reagim normal i trupit tonë që lidhet me perceptimin e një situate si të rrezikshme. Kështu trupi ynë përgatitet për të reaguar (fight or flight) duke bërë që muskujt të tensionohen, enët e gjakut të ngushtohen, tensioni i gjakut të rritet , frymëmarrja të shpeshtohet,etj. Nga këto reagime të trupit ne mund të ndjejmë vështirësi në frymëmarrje, shtërngim në kokë, qafë, gjoks, rrahje të shpeshtuara të zemrës, djersitje të duarve etj. Kur ky reagim çrregullohet, fillon të akivizohet pa shkaqe të dukshme për ne, duke na bërë të keq interpretojmë reagimin e trupit tonë si “dicka që nuk shkon”.
    Në rastet kur situata e ankthit përsëritet dhe/apo bëhet shqetësuese, trajtimi me psikoterapi është një alternativë e mirë ndaj ilaceve të cilat ofrojnë një zgjidhje të përkohëshme që trajton vetëm simptomat dhe jo shkakun apo mekanizmin e ankthit. Përmes psikoterapisë mund të vetëdijësohesh lidhur me mënyrën se si trupi ynë funksionon kur ndjen simptomat e ankthit, si dhe të mësosh teknika për të vetë-menaxhuar këtë situatë, duke e mbajtur në një nivel të përballueshëm që të mos ndikojë në kënaqësinë e jetës tënde. Në përgjithsi trajtimi me psikoterapi (trajtim përmes bidesës) zgjat disi më tepër në kohë krahasuar me trajtimin me medikamente, por efektet pozitive janë më të qëndrueshme në kohë, pacienti pajiset me teknika të cilat mund ti përdorë vetë në të ardhmen dhe nuk ka efekte anësore.
    Mbase do të nevojitet të kërkosh ndihmën e një psikoterapisti për tu mbështetur më mire lidhur me shqetësimet e tua.
    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak përmes kësaj përgjigje,

    me respekt,

    Ermali

  2. Era says:

    Te falenderoj per pergjigjen

  3. Deni says:

    prsh jam nje vajze 27 vjec dhe kam nje vit qe vuaj nga ankthi dhe krizat e panikut . Jam vizituar ne 3 neuropsikiater te cilet me kan dhen sedoxil alprazolam dhe escilatopram . Nuk jam e qete asnjeher kur dal jashte truri me rri si I mpire dhe eci si robot . Nje rruge e shkurter me duket shum e gjate . mpirja e kokes me ka filluar pas ilaceve. shqetesohem shum kur me thon te tjeret bej scaner bej rezonance me kap her pas here e qara pse nuk me leshon koka sikur ma shtrengon njeri me dore . Si ja keni dal se kam 3 muaj me ilace dhe prap nuk jam asnjeher e qete ????????

    1. stresi ankthi says:

      Deni te njejtin problem me koken e kam edhe une me shtrengon fort edhe mendet po me mirren veshtersi ne frymemarrje kembet pulpat me dhamin duke ec me duket nganjeher si kembet po me ndalen

  4. ai says:

    e njejta gja me ndodh dhe mua kam gati 1 muaj dhe kam frike te bej scaner ose rezonance? E kam shum te theksuar tek pjesa e ballit dhe ke lobet temporale tamlat..Me raste me dhem dhe mrapa koke

  5. Anonymous says:

    Pershendetje jam 35 vjece edhe kam 1 muaj qe kam dhimbje koke marrje mendesh me bei tensioni gjithmon koka me rri si e mpir me vjen shum per te vjell jam shum e shperqendruar ??Analizat e gjakut me kane dale mir pervec teroides me ka dal me shum gjendra por kam shum frik te bej skaner kam edhe shum ankos jam frikesuar ..

  6. Anonymous says:

    PERSHENDETJE JAM 35 VJEC EDHE KAM NJE MUAJ ME DHIMBJE KOKE MPIRJE TENSION TE HULET ME VJEN PER TE VJELL MARRJE MENDESH ME ZHVURIZIN VESHET JAM E KEPUTUR KAM BER VETEM ANALIZA GJAKU ME KANE DALE NE REGULL ”

    1. Gona says:

      A ke ber skaner te kokes se edhe une kan pas te njojtat sepse me analiza nuk kupton asgje pa ber skanerin

  7. Ona says:

    Une kam te njejtat simptoma , bera skaner pasi rezonancen nuk e beja dot pasi isha klaustrofobike
    Dhe me doli i paster
    Gjithcka eshte e ktijuar nga stresi i akumuluar
    Perdor me rekomandimin e mjekut 2×1 kokerr noofen dhe dhimbja vazhdon por nuk ka intensitetin e meparshem

  8. ? says:

    Te njejtat simptoma kam dhe une
    Cfr ke ber dhe si e ke kaluar kete situate sepse un akoma jam ne kete gjendje

  9. Erm says:

    Prsh jam nje vajz 24 vjecare Desha pyss kam se nje vit trullim ne kok dhe ngajher me viennsikur po bie ne tok Kam marrmendje te shpesht me hukb dhe koncentrimi sikur se jam disponim tu qesh pernjeher me kap dhe smund te koncentrohem ne nje vend desha pys nga vje kjo simptom se do me thojn nga stresi do ngaa lukthi heliktobateri

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. JU ftojme ta ndani shqetesimin tuaj duke e drejtuar si nje pyetje te re dhe jo si koment, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga nje prej eksperteve.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  10. Anonymous says:

    Pershendetje .. jam 29 vjeqare kam shum probleme me stresin me ankthin unazat e qafes me njeren an te trupit dhe koka me mpihet gjithashtu edhe balli nganiher ky problem po me shqetson shum a ka pas dikush problem te ngjajshem a mund te jete nga stresi apo pse kjo mpirja e kokes ?

  11. Ankthi says:

    Te gjitha keto simptoma jane simptoma ankthi nga shtrengimi ne gjoks rrahje te shpeshta dhimbje gjoks shpatull djersitje, mpirje koke gjumturesh lodhje pa gjumesi jane te gjitha nga ankthi qe kshu merreni qet

  12. Xhejms says:

    Edhe un kam vuajtur nga ankthi edhe tani skam shenja por pasojat gelin tek koka ajo me dhemb pjesa qafes mprapa edhe koka turbullim ste len as te qet edhe gjumin ekam te thell dua vetem te qetesohem as punen se kam me qef
    Esht nje ndjesi e keqe po besoj me mjekime natyrale bimore kalon besoj se esht shum problem

  13. Anonymous says:

    Si u shrove nga ankthi

  14. Xhulja says:

    Pershendeje jam 31 vjece.Para 1 muaji pesova atak paniku.Pas saj filluan dhimbjet fizike cdo dit shkoja në spital me than nuk ke gjë.Por un nga ajo dit nuk isha me e njëjta,nuk dilja nga shtëpia,nuk qeshja,nuk i gezohesha dot femijve,kam 2 femijë.Nuk ndjeja as gezim as lumturi.Kam disa sa dit qe u ngrita dhe dua t’a vazhdoj jeten si me pare per veten dhe per femijët.Por gjithcka tani e kam ne koke,nuk kam dhimbje të forta thjesht e kam shum te renduar, marjemendsh,nuk perqendrohem dot.Nuk e di cfar te bej eshte nje ndjesi e cuditshme ne koke.E ka ankthi kete simptom apo te bej nje ezhe?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  15. Anonymous says:

    Pershendetje jam nje vajz 29 vjece mu bene 2 vite me ankth stres dhimbje koke e shtregim ne koke kam goditje naten me dridhet kapaku i kokes i kam ber me skaner me cdo gje 6 muaj kam pire ilace kunder ankthit po me eshte rikthyer prap cdo kontroll me del mire falemindert pres pergjigje

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje. Per te marr nje pergjigje nga nje prej eksperteve ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj si pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni nje pergjigje nga nje prej eksperteve.
      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.