Këshilla/Blog

13.09.2018

Pershendetje jam 29 vjec para 5 vitesh pata disa zgjenjime te njepasnjeshme edhe me filloi i frik e madhe sikur jam smur kam ber analiza te ndryshme si per gjakun per zemren tiroidet koken por doktoret me kan cdo gje ok. Tani kam gati qe ne gusht qe ndihem shum ne siklet un po pres edhe 1 pergjigje per dokumentat qe te largohem nga vendi edhe po me kap ankthi shpesh sidomos ndjesia sikur me merren mend kur eci jam pa perqendrim kembet me ikin vet para 10 ditesh bera perseri kontrolle edhe me doli cdo gje ok jam shum tip sportiv bej palester perdit gjate ushtrimeve spara ndjej siklet po kur dal e filloj eci sidomos kur behet vap me fillo si frik se do kputem sikur me merren mend kjo e marramendjes si ndjesi po me persekuton kam len ene pune ne call center se thash te qetesohem pak po spo ja dal dot ju lutem cfar me rekomamdoni si mund te ndrysjoj kte gjendje se po me prish jeten normale flm ?

  1. Dr. Elisa Berdica says:

    Pershendetje Jury,
    faleminderit qe na ke kontaktuar per problemin qe ke. Me vjen mire qe kur keni probleme te tilla kujdeseni qe te beni vizitat dhe kontrollet fizike te mjeku fillimisht. Kjo eshte dicka qe e keshillojme gjithmone per te pare nese ka probleme fizike apo jo. Gjithashtu me vjen mire qe je i ndergjegjshem per ndjesite e tua trupore dhe qe je aktiv. Keto jane elemente shume te rendesishme qe vertete bejne diferencen. Fakti qe ke kaluar disa veshtiresi apo si i quan ti zhgenjime eshte mese normal. Jeta eshte e tille – jo te gjithe gjerat shkojne ashtu si ne deshirojme. Edhe fakti qe trupi yt reagon ne ate menyre eshte deri diku normal e mund ta quajme stres apo ankth i krijuar nga situatat e jetes. Pra ka nje shkak. Ne nuk mund te kontrollojme se si trupi yne reagon ne momente te tilla, prandaj ajo qe eshte e rendesishme eshte te mesojme si ta perballojme.
    Nga ajo qe shkruan kuptoj qe ke nje jete te shendetshme. Aktiviteti sportiv, ushqyerja e shendetshme, gjumi i rregullt ndikojne ne mireqenien tone mendore. Prandaj vazhdo keshtu – duke praktikuar frymemarrje te rregullta te thella gjate dites. Nese ndihesh sikur te merren mendt ndalo dhe merr fryme 5-10 here thelle.

    Gjithashtu jeta sociale aktive eshte nje faktor qe mund te ndikoje potitivisht ne gjendjen tende. Provo te flasesh sa me shume me njerezit rrotull teje, qofte shoqerine apo edhe familjaret.

    Se fundi, ankthi eshte me se shumti nje gjendje qe lidhet me mendimet negative – pra ne vazhdojme te mendojme se dicka negative do te ndodhe – dhe kjo nuk ndihmon. Per te mesuar te menaxhosh keto mendime une do te te keshilloja qe te provosh te besh psikoterapi, pra te shkosh te nje psikolog dhe te besh disa seanca. Nepermjet keshillimit online ne nuk mund te ndihmojme ne shume aspekte specifike te ankthit prandaj psikoterapia do te ishte ideale. Mundohu te gjesh nje psikolog ne vendin ku jeton dhe organizo nje takim sa me pare. Nese ke nevoje per ndihme, kontakte psikologesh na thuaj dhe mund te te dergojme disa linqe.

    Jam mese e sigurt qe kjo gjendje do te kaloje. Mos e mundo veten me mendime jo racionale. Ankthi eshte teresisht i sherueshem dhe besoj se se shpejti do ta kesh nen kontroll.

    Na shkruaj serish 
    Te pershendes,
    Elisa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV