Këshilla/Blog

Anonim 01.11.2019

kam shpesh dhimbje jo shume te forte ne mes te shpatullave mbrapa.Ka ndonje lidhje me zemren ose ankthin?Ndonjehere me kap paniku per disa minuta dhe me pas qetesohem.Besoj se shkaku jane mendimet negative mos kam ndonje problem shendetsor.Kam menduar te bej ekg por besoj se shkaku eshte ajo me siper. Si mund te qetesohem per kete situate?

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    E kuptoj gjendjen tënde. Së pari, të sugjeroj të bësh ndonjë ekzaminim për të përjashtuar çdo shkak mjekësor. Së dyti, nëse ana shëndetësore është në rregull, atëherë duhet ta ndihmosh veten për të përballuar ankthin dhe panikun që po përjeton.
    Mund të më tregosh më shumë: kur e përjeton, në cilat situata/vende, me cilët njerëz, kur të ka filluar dhe kur ka qenë episodi më i keq? Çfarë ke bërë për ta ndihmuar veten? A ka funksionuar diçka? Ka ditë që ndihesh më mirë dhe kur ndihesh më keq?
    Ankthi dhe paniku vijnë për të paralajmëruar për një rrezik (real ose imagjinar) dhe kjo ndodh për arsye se truri e ka regjistruar dikur një rrezik real që i ka ndodhur (braktisje, humbje, kërcënim, etj.). Çdo eksperiencë negative truri e regjistron dhe mund ta rikthejë më vonë në formën e ankthit apo panikut.
    Detyra jonë si terapistë është ta rikthejmë trurin në normalitet, duke e ripërjetuar atë që ka ndodhur, në një vend të sigurt (psh në terapi). Unë besoj se ankthi nuk ikën vetë. Ndaj, të inkurajoj të provosh mënyra që nga aktivitetet fizike deri te aktivitetet e tjera që të pëlqejnë dhe të bësh ndryshime në jetën tënde. Ndryshimi i brendshëm nuk arrihet nëse vazhdon të bësh të njëjtat gjëra përditë.
    Megjithatë, askush nuk garanton se duke ndryshuar mënyrën e jetesës, ankthi do zhduket. Nëse nuk e njeh dhe nuk punon me të, ai mund të mbetet po aty. Ndaj, të sugjeroj të mendosh për një plan konkret për ta ndihmuar veten dhe atë plan mund ta bësh që sot me ndihmën e prindërve apo të afërmve të tjerë.
    Të uroj sa më shumë qetësi dhe vendosmëri!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV