21.03.2016
Shpesh here kur ngrihem ose kur Jam ne kembe syte me erresohen per disa sekonda.A mund te di se nga se VJEN kjo?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Shqetesimi qe ju shfaqni vjen si rezultat I nje ulje tensioni nga nje ngritjeje e shpejte ose qendrimi te gjate ne kembe, qe ne gjuhen mjekesore quhet hipotension ortostatik ose postural ne rastin e pare dhe hipotension i ndermjetesuar nga sistemi nervor ne rastin e dyte .
Per te evituar keto shqetesime mundohuni qe te coheni me me ngadale dhe me kujdes dhe te shmangni qendrimet e gjata ne kembe. Duhet te ushqeheni dhe te hidratoheni shume mire, te flini gjume mjaftueshem. Dietat, faktoret psikologjike, virozat e stines dhe alergjite mund te ndikojne gjithashtu. Mateni tensionin arterial gjate dites per te pare vlerat e tij. Ne qofte se vlerat e tensionit do jene te ulura, si dhe pasi te shmangni disa sjellje dhe permiresoni do vazhdoni te keni shqetesime na kontaktoni serish per tju dhene rekomandimet e duhura.
Gjithe te mirat!