Këshilla/Blog

30.09.2017

Mirdita, si jeni. ju lutem me tregoni jam shtatezene me femijen e dyte po bera vizite per zemren dhe rrahjet e zemres i kisha 130 per min bera Eko dhe cdo gje me doli normale vetem me tha doktori ke takikardi sinusale te lutem me tregoni ceshte dhe a Ka lidhje bashke se vuaj dhe nga atak panik.Ju faleminderit ju lutem me then pergjigje

  1. Dr. Adelina Nikolla says:

    Pershendetje,
    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, doja t’ju beja me dije se ne gjendjen qe jeni, kjo takikardi eshte normale. Ne shtatzani shpesh here rrahjet e
    zemres rriten si pasoje e ndikimit te hormoneve si dhe peshes qe sa vjen dhe shtohet, dhe cdo veprim kerkon me shume energji per tu kryer. Nuk eshte dicka per tu shqetesuar apo ndonje problem qe kerkon mjekim, sepse qetesohet me kalimin e kohes dhe te shtatzanise.
    Per sa i perket atakeve te panikut ato pa dyshim, qe ndikojn ne ritmin e zemres duke e shtuar ate, kjo ndodh dhe ne gjendje normale, keshtu qe ne gjendjen tuaj e favorizon takikardine edhe me shume.
    Thjesht do t’ju thoja qe te qetesoheshit dhe te shijonit shtatzanine.
    Ju uroj shtatezani te mbare dhe shendet per ju dhe per bebin.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV